Ndoshta ashtu si shumë njerëz, keni ndjenja të përziera për Celine Dion. Por lërini mënjanë për pak momente. Gjatë American Music Awards të së dielës, Dion dhe Jared Leto ishin programuar të nderonin viktimat e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris. Leto, i pari, ka kujtuar një “shfaqje tëpaharrueshme” që ai dhe grupi i tij, ‘Thirty Seconds to Mars” kishin zhvilluar në sallën e koncerteve në Bataclan, vendi ku ndodhi një prej sulmeve më të përgjakshëm.
Më pas, në skenë doli Dion, dhe gjithçka ishte për Francën. E shoqëruar nga orkestra, ajo këndoi “Hymne à L’amour” të Edit Piaf, me pamje të Parisit në sfond, duke bërë të lotojë audienca e zgjedhur e mbrëmjes. Më poshtë Celie Dion në performancën e djeshme.