Enciklopedike

Shkenca e birrës së fundit

Ne i planifikojmë veprimet dhe sjelljet, sepse presim, me një siguri të arsyeshme, që çdo gjë do të shkojë në drejtimin e duhur. Megjithatë ndonjëherë pritshmëritë tona zhgënjehen. Për këtë arsye, njohja e një gabimi, parashikimi dhe vlerësimi i pasojave të saj, janë operacione që truri ynë i bën vazhdimisht. Rajonet e përfshira në këtë proces janë lëvorja paraballor mediale dhe zona e afërt e parme e sistemit.

Kur të etur, hapim frigoriferin dhe e gjejmë të zbrazët, mbetemi të zhgënjyer dhe lëmë të na shpëtojë një pasthirmë. Sinjali i të papriturës është më i madh sesa kur qemë të sigurt për suksesin. Me fjalë të tjera, “aktivizimi i qendrave të trurit shkon dorë për dore me besimin tonë se në frigorifer ka ende ndonjë birrë”- thotë Xhoshua Braun, drejtor i Laboratorit të Kontrollit Njohës në Universitetin e Indianës në SHBA.

Duke marrë shkas nga ky fakt, neuroshkencëtari ka zhvilluar një model kompjuterik për të analizuar zonat aktive të trurit, kur në mënyrë të pandërgjegjshme vlerësojmë se çfarë duhet të bëjmë. Qëllimi është që të përpiqemi të kuptojmë se si truri planifikon efektet nuk qe nuk kanë ndodhur ende, për të parandaluar gabimet në të ardhmen apo situatat e rrezikshme.

Leave a Reply

Back to top button