Vendi malor i testimeve bërthamore të Koresë së Veriut mund të jetë në rrezik të shpërthimit së brendshmi, për shkak të tronditjeve të përsëritura sizmike nga shpërthimet, ka pohuar një shkencëtar kinez.
Punggye-Ri besohet të jetë vendndodhja e të pesë testeve më të fundit të regjimit dhe një studiues thotë se çdo shpërthim i mëtejshëm mund të shkaktojë shembjen e të gjithë malit.
Kjo mund të bëjë që rrezatimi të përhapet në të gjithë rajonin, përfshirë Kinën, tha Uang Naiyan, nga Shoqëria Bërthamore e Kinës. Madhësia në rritje e bombave bën që rreziku i shembjes së malit të jetë më i mundshëm, shtoi ai. / Bota.al