Enciklopedike

Santa Claus është real: Shkencëtarët konfirmojnë se kanë gjetur eshtrat e Shën Nikollës

Një fragment i kockave që thuhet se i përket shekullit të katërt, i cili frymëzoi historinë e Atit të Krishtlindjeve mund të jetë vërtet nga vetë babagjyshi i vitit të ri, thonë shkencëtarët.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit testuan eshtrat e Shën Nikollës, dhe gjetën që ato datojnë që  nga ajo periudhë historike.

Ndërsa ata nuk mund të vërtetojnë kategorikisht se janë nga shenjtori i krishterë, ekipi tha se rezultatet e vunë në dukje epokën e relikeve në shekullin e katërt të shekullit të njëzetë – koha që disa historianë pohojnë se vdiq St Nicholas (rreth vitit 343 pas Krishtit).

“Ky fragment i eshtrave, për dallim, sugjeron që ne ndoshta mund të shohim mbetjet nga vetë Shën Nikolla”janë shprehur ata.

Shën Nikollës, një nga shenjtorët më të respektuar të krishterë, mendohet të ketë jetuar në Myra, e cila është tani Turqia moderne.

Sipas legjendës ai ishte një njeri i pasur i njohur gjerësisht për bujarinë e tij – një tipar që frymëzoi historinë e Atit të Krishtlindjes si dhurues i dhuratave në Ditën e Krishtlindjeve.

Pjesa më e madhe e eshtrave të tij janë mbajtur në Bazilikën e Shën Nikollës, në Bari të Italisë, që nga viti 1087, ku janë varrosur nën një altar mermeri, por gjatë viteve fragmente të relikeve janë fituar nga kishat në mbarë botën. Deri në 500 fragmente të kockave të Shën Nikollës mendohet të mbahen në Venecia. Kocka e analizuar në Oksford – një fragment pelvis – është në pronësi të At Dennis O’Neill, nga St Martha of Bethany Church, në Illinois, Shtetet e Bashkuara./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button