Covid19

Shkon në 114,245 numri i viktimave, çfarë po ndodh nëpër botë si pasojë e COVID 19

Numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 1.850.527, bazuar në të dhënat e publikuara nga  Universiteti Johns Hopkins, teksa numri i vdekjeve ka shkuar në 114,245.

Teksa Kina raportoi rikthim të virusit, ku u shënuan rastet më të larta ditore në më shumë se pesë javë. Nga shteti ku lindi pandemia, u raportuan 108 raste të reja të koronavirusit të dielën, nga 99 ditë një ditë më parë dhe 46 raportuara të premten.

Vendet e prodhimit të naftës ranë dakord për uljen e prodhimeve “historike” në një përpjekje për të ulur çmimet e naftës.

Ndërkohë Alabama ka vendosur mos ndalojë abortet gjatë krizës së koronavirusit.

Spanja është duke u përgatitur të rihapë vendet e punës, edhe pse fitorja nga pandemia shihet larg.

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të hënën të paralajmërojë vendin lidhur me vendimin se bllokimi do të vazhdojë të paktën për disa javë të tjera. Franca të dielën raportoi një numër më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, me 315 vdekje në spital gjatë ditës së fundit, krahasuar me 345 një ditë më parë.

Gjermania ditën e djeshme, shënoi përsëri më pak raste. Numri i të infektuarëve është rritur me 2.537 duke çuar në 123.016 raste./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button