Covid19Uncategorized

Shkon në 433 numri i të prekurve në vend, si paraqitet situata në spitalet COVID

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 17 raste të reja me koronavirus, të regjisturara gjatë 24 orëve të fundit nga 259 persona të testuar. Kështu numri i të prekurve në vend shkon në 433, prej të cilëve 23 kanë humbur jetën.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Prof. Mira Rakacolli në komunikimin e sotëm tha se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197. Ndërkohë, bëhet me dije se në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar ku 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive me koronavirus, është si vijon:

– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë sërish theksin në respektimin e masava parandaluese ndaj pandemisë. Gjithashtu, nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

 

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button