Enciklopedike

Shoqëritë e fshehta që ndihmuan botën: “Djemtë e bardhë”, betimi i fshehtë i fshatarëve

Screen Shot 2016-08-20 at 22.46.12Formuar në Irlandë në shekullin e 18, “Djemtë e bardhë” ishin një grup sekret fshatarësh, i lidhur me betime të fshehta dhe i njohur nga pseudonimet të paracaktuar, të cilët u rebeluan kundër mënyrës se si fermerët dhe punëtorët trajtoheshin nga institucionet. Emri i tyre rrjedh nga tendenca e anëtarëve të grupit që të vishnin këmisha të bardha dhe fakti se ishin vetëm të rinj meshkuj.  Djemtë e Bardhë do të shpallnin “ligje” të reja që pagat të rriteshin, të dhjetat të reduktoheshin, ose ndonjë veprim tjetër për të ndihmuar punëtorët . Në qoftë se këto ligje shpërfilleshin nga autoritetet, atëherë Djemtë e Bardhë do t’i zbatonin me anë të dhunës, frikësimit dhe shkatërrimit të pronës. Ndonjëherë, ata madje gërmonin varret dhe vendosnin arkivole në rrugët publike, si një shenjë e asaj që kishte për të ardhur, nëse pronarët nuk i ndryshonin mënyrat e tyre dhe nuk ndihmonin të varfërit në zonat rurale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button