Duke komentuar në një status Facebooku të Prof Përparim Kabos, nëpërmjet profilit të bashkëshortes së tij, ish traineri i Partizanit dhe ish Drejtori Teknik, Sulejman Starova, ka gjetur fajtorët për gjendjen ku ndodhet sot Partizani.
Sipas tij, “arsyeja për gjendjen e mjerueshme është Big Luçiano. Ishte ai që largoi Torasën, Cetkoviç, Ramadanin e Mazrekajn, ndërsa për Ekubanin tha se nuk e kam problem, gjej më të mirë se ai. Nga ana tjetër, duke mos e njohur aspak kampionatin shqiptar, ai solli tre lojtarë surrogato”.
Sipas Starovës, ishin trainerët shqiptarë që për 4 vjet e ngritën Partizanin sërish aty ku e meriton, ndërsa 10 futbollistët e sjellë këtë verë janë edhe shkaku i katastrofës. Ndërsa Mark Juliano, sipas tij, “është një i paaftë dhe këtë e them me kompetencë”. / Bota.al