Shumë kohë para se të mbërrinte Bugs Bunny, një lepur i pacipë terrorizoi perënditë e Majave. Me fjalë evazive, fraza të fëlliqura dhe shaka të ndryra, ato qenë njëlloj të mistershme me novelat e sotme grafike
Në botën moderne, ka një snobizëm të caktuar rreth tregimit të strishave komike. Edhe kur përpiqemi t’u japim atyre një besueshmëri të caktuar, ndonjëherë mund të ndjehet sikur jemi duke i dënuar ato me falënderim të mekur, si autori i zhanrit fantazi Nill Gaiman e kujton kur një fans pompoz i tregoi atij se seria ”Sandman”, duhet të cilësohet si një “novelë grafike” më tepër se sa thjesht një “libër komikë”.
“U ndjeva si dikush që ishte i informuar se ajo nuk ishte në fakt një lavire, por një një zonjë e mbrëmjes”. Nëse Gaiman do të kishte qenë një artist Majan që do jetonte ndërmjet viteve 600-900 te Erës Sonë, përvoja e tij mund të kishte qenë krejt e ndryshme; në enët e tyre të pijeve u pikturuan imazhe dhe tekste që tregojnë histori mbi banketet.
Larg nga të qenit broshura të arratisë nga realiteti, ato janë konsideruar objekte të çmuara, dhe shpesh shkëmbeheshin për të lehtësuar negociatat politike, si dhe ndërtuar aleanca midis shteteve. “Ishte arti i cilësisë më të lartë ju mund të kishit”- thotë Soren Uiçman nga Universiteti i Leidenit në Holandë. “Ishin shumë të çmuar, ndërsa në shoqëritë moderne komikët nënçmohen”.
Uiçman shkroi në fillim mbi këto imazhe në një artikull të titulluar “Komikët e parë të Amerikës”, të cilën ai e përditësoi në formën e një kapitulli në një libër të ri të quajtur “Lexuesi i rrëfimit vizional”. Ai vë në dukje se ndryshe nga romanet modernë grafikë, ato përshkruajnë kryesisht vetëm disa nga tregimet e njohura – ideja është se shikuesit e saj tashmë e dinin rendin kryesor të ngjarjeve. (ky artikull u botua fillimisht ne bota.al)
Natyrisht, rrëfimi vizual i këtij lloji mund të shihet tek pikturat më të vjetra nëpër shpella, por ai mendon se është veçanërisht e habitshme se sa të ngjashme janë skenat komike Majane me ato me të cilat argëtohemi ne sot – duke përfshirë edhe mënyrën se si ato shprehin fjalinë, lëvizjen, aromën e keqe, kafshët zbavitëse dhe shakatë erotike.
“Kemi gjithë këto mekanizma që bëhen bashkë– mbërrihet pranë diçkaje që është shumë e ngjashme me komiket e sotëm”. A duhet të jemi të befasuar nga këto paralele të çuditshme? Nill Kon nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego (i cili ka redaktuar librin ”Lexuesi i rrëfimit vizual”), vë në dukje se komunikimi përmes rrëfimeve vizuale, mund të jetë po aq i natyrshëm sa edhe të folurit apo gjesteve me dorë; ai duhet vërtet të konsiderohet realisht si një formë tjetër e gjuhës. Ashtu si gjuhë të folura apo të shkruara, Kon mendon se çdo gjuhë vizuale mund të zhvillojë fjalorët dhe gramatikën e vet.
Ju mund ta shihni këtë në të gjithë botën. Për shembull, ai ka zbuluar se komikët amerikanë
dhe librat japonezë manga, ndjekin rregulla të veçanta kur ndërtojnë historitë e tyre, ndërsa aborigjenët Arrernte të Australisë, kanë një seri shenjash komplekse që do të vizatohen në rërë gjatë tregimit më fjalë, një proces që sërish ndjek një “gramatikë të ndryshme”.
Pra, edhe pse vizatimet mbi objektet Majane mund të ngjajnë me komikët moderne, ata do të kenë gjithashtu edhe simbolet e veta mendon ai; pra nuk janë e njëjta gjë. Megjithatë, disa nga ngjashmëritë kanë tërhequr vëmendjen e tij. Ai intrigohet nga fakti që metaforat vizuale si zjarri përdoren ende për të përfaqësuar një emocion, ashtu si qindra vjet më parë në një kulturë të largët. “Ky zemërim është i lidhur me zjarrin në tregimet Majane, që ashtu si fjalimet dhe vizatimet bashkëkohore janë informative mbi mënyrën se si ne i konceptojmë këto lloj idesh abstrakte”. Së paku, këto pjesë fantastike veprash arti duhet të na kujtojnë se historitë komike vizuale, qenë dikur ishin dhurata e mbretërve – Mona Liza e kohës së tyre. /BBC – bota.al