Bota

Shpirti i pashoq i gjermanëve. “Zeitgeist”-i nuk është vetëm kursim

Screen Shot 2015-09-04 at 12.38.47 PM

Tani, pasi kancelarja ka vendosur që të hapë dyert për të gjithë sirianët e larguar nga vendi i tyre, dhe ka përsëritur se e drejta e strehimdhënies është një kolonë e vendit të saj, sondazhet thonë se 60% e gjermanëve janë të bindur që Gjermania mund t’ia dalë mbanë, të presë 800 mijë strehimkërkuesit, që parashikohet se do të mbërijnë këtë vit, që ndoshta do të jenë më shumë dhe që në 2016-ën do të rriten më tej.  Eshtë kjo lëvizje spontane – që nuk bën propagandë, nuk ka objektiva partish, nuk jeton me ideologji, por me solidaritet – që po e bën fundin e verës së 2015-ës, një moment kthese, i cili po e ndryshon Gjermaninë në sytë e të tjerëve dhe në sytë e vetvetes.  Nuk është Kupa e Botës 2006, ku vendi dëfrehej, organizohej dhe admirohej. Eshtë diçka shumë më e thellë: është Gjermania që ka ndryshuar lëkurë, ajo Gjermani, që shtatëdhjetë vjet më parë prodhonte refugjatë, dhe sot u ofron strehim atyre që largohen nga lufta…

[real3dflipbook id=”469″]

Leave a Reply

Back to top button