Shpirti im
mbylli sytë
avash avash
siç fundosesh në ujë
zhytu në gjumë
lakuriq dhe veshur me të bardha
më e bukura ëndërr
do të të presë
shpirti im
mbylli sytë
avash avash
përhumbu, si në harkun e krahëve të mi
në gjumin tënd mos më harro
mbylli sytë dalëngadalë
sytë e tu të kaftë
ku digjet një flakë e gjelbër
shpirti im.
Poeti turk Nazim Hikmet lindi në Selanik në 20 nëntor 1902. Babai i tij, Nazim Hikmet Bej ishte një funksionar shtetëror, ndërsa e ëma, Aisha Dshalia piktore. Fillimisht studioi frëngjisht në Stamboll, më pas hyri në Akademinë Ushtarake, por u detyrua ta braktisë prej problemeve shëndetësore. Pasioni për poezinë iu transmetua nga gjyshi, që përveçse kish qenë guvernator në provinca të ndryshme, ishte dhe shkrimtar dhe poet në gjuhën otomane.