Nga Bernard Guetta
Me 4 ditë vonesë filluan dje në Gjenevë të Zvicrës bisedimet mes sirianëve, për arritjen e një armëpushimi dhe fillimin e procesit të paqes. Organizata e Kombeve e Bashkuara, u dërgoi ftesat për konferencën të gjitha palëve në konflik, megjithatë a mund të ushqejmë me të vërtetë një shpresë për paqe?
Për fat të keq përgjigja është jo, ose të paktën jo ende, sepse para përfaqësuesve të presidentit Bashar Al-Asad janë vetëm liderët e opozitës të toleruar nga regjimi, disa të respektueshëm dhe ca të tjerë jo. Kryengritja e armatosur, ajo mbi të cilin do të duhet të bisedohet për të gjetur kompromisin e nevojshëm dhe sjellë paqen e shumëdëshiruar, nuk do të jetë e pranishme në Gjenevë.
Një refuzim i parashikueshëm
Pas disa ditësh të shpenzuara për të vlerësuar të mirat dhe të këqijat, rebelët vendosën të mos marrin pjesë në bisedimet e Gjenevës, për shkak se ata nuk kanë ndërmend të fillojnë negociatat me një regjim që vazhdon të vdesë urie qytetet e rrethuara, dhe lëshuar bombat fuçi në lagjet e banimit.
Rebelët kanë bërë me dije se do të bëhen pjesë e bisedimeve, vetëm kur situata në terren të ndryshojë. Problemi është se në këtë moment askush nuk e di se sa duhet pritur. Refuzimi i rebelëve nuk përbën ndonjë surprizë. Që nga fillimi i javës, e dinim se zgjidhja përfundimtare do të ishte kjo, edhe pse nuk është thënë të jetë zgjidhja më e mirë nga një perspektivë taktike.
Nuk ka dyshim, se rebelët do të kishin bërë më mirë të kishin shkuar në Gjenevë, për t’i kërkuar publikisht përfaqësuesve të regjimit të Asadit, se duhet të marrin fund këto barbari, para se të palët të ulen në tryezën e negociatave, duke u zotuar të mbeten në Gjenevë dhe të gatshëm për të kërkuar një kompromis, pasi të jenë përmbushur kërkesat e tyre fillestare.
Por këtë kthjelltësi strategjike, është më e lehtë të kërkosh nga jashtë sesa në fushën e betejës, ku gjëja më e rëndësishme është dhënia fund e bombardimeve dhe rrethimit. Në vetvete, këto negociata ka të ngjarë të mos çojnë asgjëkundi, dhe veç të tjerash thelbësore nuk është ajo që do të ndodhë në Gjenevë, por arritja e një marrëveshjeje mes Iranit, Arabisë Saudite, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, domethënë fuqitë e mëdha prej të cilave varet zgjidhja e krizës.
Sauditët nuk duan që presidenti sirian Asad të mbetet në pushtet, pasi për ta ai mishëron sundimin e Teheranit në Siri. Iranianët nga ana e tyre, s’kanë ndërmend që të punojnë për një kompromis, përpara sheshimit të dallimeve të brendshme ndërmjet reformatorëve dhe konservatorëve.
Rusët nuk mund të vazhdojë përgjithmonë të mbështesin regjimin duke bombarduar rebelët, për shkak se gjendja e ekonomisë së tyre nuk do ta lejojë këtë, ndërsa amerikanët kanë vënë bast mbi një hap të pashmangshëm prapa të Moskës, për të imponuar një kompromis ndërmjet Uashingtonit dhe Kremlinit.
Situata nuk inkurajon optimizëm, por gjithësesi është ende e mundur që të gjitha forcat në terren të gjenden në Monako në 11 shkurt, për një tentuar një përafrim qëndrimesh. Kjo edhe për shkak se kjo luftë ka zgjatur vërtetë shumë, për të gjithë.
Internazionale – Bota.al