Covid19

Shpresë edhe për Francën, numri i vdekjeve ditore bie poshtë 100

Numri i vdekjeve nga koronavirusi të regjistruara gjatë 24 orëve të fndit në Francë bien në 83.

Një mjek tha që ai nuk po shikonte një valë të dytë të infeksioneve, pavarësisht se vendi po lehtësonte bllokimin e tij.

Vdekjet e fundit në spitale dhe shtëpi të moshuarish sollën numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Francë në 28.215, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë.

Tendencat mbetën optimiste, 49 pacientë dolën nga kujdesi intensiv, ndërsa vijojnë 1,745 pacientë të tjerë – një numër që tejkaloi 7,000 në kulmin e shpërthimit./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button