Covid19

Shpresë për Mbretërinë e Bashkuar, regjistrohet numri më i ulët i vdekjeve që nga marsi

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numrin e saj më të ulët të vdekjeve ditore që kur kombi hyri në bllokim në mes të marsit.

Gjithsej 15 njerëz vdiqën pasi testuan pozitivë për koronavirus në 24 orët e fundit, njoftoi Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.

Kjo do të thotë se numri i të vdekurve aktualisht është 42.647, nga 42.632 një ditë më parë – që përfaqëson rritjen më të ulët që nga 15 marsi.

Gjatë fundjavës, The Sunday Telegraph raportoi se Kryeministri është vendosur të shpallë një rregull të ri “një metër plus” për të gjitha përfshirë dyqanet, restorantet, shkollat, zyrat dhe parqet.

Masa, e cila do të hynte në fuqi nga 4 korriku, kuptohet se lejon që njerëzit të qëndrojnë një metër larg nga të tjerët nëse marrin masa shtesë për të mbrojtur veten e tyre, siç është veshja e maskës ose takimi jashtë./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button