Bota

Shqetësuese! Rusia sapo u tha nënshtetasve të vet të largohen nga Koreja e Veriut

Qindra rusë thuhet se janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre afër kufirit të Rusisë me Korenë e Veriut, në vijim të testit të fundit të raketave.

Rreth 1,500 rusëve, iu kërkua nga ministria emergjencave e vendit që të lënë zonën rreth kufirit 24-milje, përgjatë lumit Tumen.

Urdhëri erdhi pas lëshimit provokues nga ana e Penianit, e një rakete balistike të aftë për mbushje bërthamore, mbi ishullin Hokkaido të Japonisë, në fillim të kësaj jave.

Ishte lëshimi i 13-tëi kryer nga shteti komunist për këtë vit.

Autoritetet ruse dhanë një urdhër me gojë që banorët të largoheshin nga kufiri, sipas Mail Online, që ka cituar burimet e lidhura me mediat e Kremlinit.

Lëshimi i raketave nxiti zemërimin e Japonisë dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa Koreja e Jugut dhe SHBA kryen sulme testuese në një shfaqje force.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, më pas ka shkruar në Tuiter: “Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Korenë e Veriut dhe i kanë paguar para zhvatjeje, për 25 vjet. Përgjigja nuk është të folurit!” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button