Odise Roshi ka kaluar në avantazh Shqipërinë. Tashmë skuadra kuqezi kryeson në Strumica të Maqedonisë, në një ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar, e cila deri në këto momente është vendosur prej një aksioni të shkëlqyer, që ka nisur nga e majta me Sadikun dhe është kurorëzuar prej Odise Roshit.
Loja e kuqezinjve është përmirësuar ndjeshëm në pjesën e dytë me futjen e Memushajt. Shihni më poshtë golin e Roshit për Shqipërinë. / Bota.al