Covid19

Shtëpia e Bardhë i druhet rritjeve të rasteve me Covid-19 për shkak të protestave masive

Task Forca e Koronavirus e Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi guvernatorët këtë javë se protestat masive të shkaktuara nga vdekja e George Floyd mund të shkaktojnë një rritje të rasteve me Covid-19. “Ne e respektojmë të drejtën e secilit amerikan që të ushtrojë të drejtat e tyre të Amendamentit të Parë, por duam t’i inkurajojmë ata ta bëjnë këtë duke qëndruar të sigurt,” tha nënkryetari Mike Pence në një tele –  konferencë me drejtuesit e shtetit, sipas një regjistrimi audio të marrë nga CBS News . Ekspertja e Task Force Dr Deborah Birx vuri në dukje gjatë thirrjes që shumica e qyteteve të mëdha po shohin ulje të rasteve të reja Covid-19 javët e fundit, por që nuk ishte e qartë nëse maskat e përdorura nga disa protestues ishin efektive për të parandaluar ndonjë përhapje shtesë . Grupet e rrezikut po ashtu  iu bashkuan demonstratave paqësore. Ajo gjithashtu tha se rreth 70 vende testimesh urbane u dëmtuan në disa prej protestave më të dhunshme.
SH.B.A. nuk është i vetmi komb i shqetësuar nga efekti që këto protesta mund të kenë në pandemi. Siç kemi raportuar më herët, një protestues i Black Lives Matter në Australi gjithashtu është sëmurë – një ditë pasi ai mori pjesë në një tubim me mijëra njerëz të tjerë në Melburn. Burri kishte veshur një maskë, por ishte ende potencialisht infektiv, thanë zyrtarët shëndetësorë atje.

 

Leave a Reply

Back to top button