Në vitin 20007 u njoh si trashëgimi e humanizmit dhe është një nga ndërtesat më të famshme dhe më emblematike të shekullit XX. U projektua nga arkitekti danez Jorn Utzon, në vitin 1957, dhe u inagurua në 20 tetor të vitit 1973 në prezencën e mbretëreshës Izabela e Dytë e Mbretërisë së Bashkuar. Për projektin qeveria e Wellsit të Ri, të jugut thirri në konkurs arkitektë ndërkombëtarë që paraqitën 233 planprojekte. Përzgjedhja i shkoi një arkitekti danez me shumë imagjinatë, në moshë 38 vjeçare. Puna që duhej të zgjaste tri vite shkoi 26 të tilla duke u shndrruar në makthe të shkaktuara nga vështirësi të ndërtimit, kohës së përfundimit, prakticitetit të projektit, rritjes së buxhetit fillestar. Një përplasje akuzash publike mes Utzonit dhe autoriteteve shtetërore çoi në dorëheqjen e arkitektit danez duke e lënë punën të papërfunduar dhe u largua nga vendi për të mos u kthyer as kur e ftuan për inagurimin. Pas skandalit një konsorcium prej 4 arkitektësh australianë u angazhuan në përfundimin e veprës së Utzonit duke riprojektuar pjesën më të madhe të teatrit. Investimi gjigand për ndërtesën u pagua deri para ca kohësh nga dy australianë nëpërmjet një lotarie speciale e destinuar për këtë qëllim. Në këtë ndërtesë janë vënë në skenë pjesë tetrale, balete, opera dhe prodhime muzikore. Është selia qendrore e Operas Australiane, Kompanisë së Teatrit të Sidneit dhe Orkestrës Sinfonike të tij. Shtëpia e Operas së Sideit ka 5 teatro, 5 salla provash, dy salla kryesore, 4 restorante, 6 bare dhe një sërë dyqanesh antikuaresh. Sot akustika e sallës së koncerteve konsiderohet si një nga tri më të mirat në botë. Jo vetëm banorët e Sidneit, por të gjithë australianët e vizitojnë këtë ndërtesë gjysëm armadillo, gjysëm breshkë, simboli i një vendi ku imagjinata është një nga vlerat më çmuara. / bota.al
1 minute read