Ndoshta e keni vënë re se gjërat janë duke u bërë pak më të … tensionuara në botë.
Një konflikt i madh global – i njohur gjithashtu si Lufta e Tretë Botërore – tani është një mundësi.
Sipas të dhënave të fundit të SIPRI, shpenzimet botërore ushtarake vlerësohen të kenë qenë rreth 1686 miliardë dollarë në vitin 2016, ose 2.2 përqind të PBB-së globale.
Kjo është një rritje prej rreth 0.4 përqind që nga viti 2015.
Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të përfshirjes globale në luftën e përgjakshme civile të Sirisë, ose kërcënimit në rritje të konfliktit bërthamor midis Koresë së Veriut dhe SHBA.
E qartë është se, pas një mosndryshimi të shpenzimeve ushtarake ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, ky vit i dytë i rritjes tregon një tendencë alarmante, raporton bota.al.
SHBA
Jo rastësisht në krye, SHBA, ose “polici i botës” kanë shpenzuar rreth 611 miliard dollarë.
Kjo është një pjesë tronditëse prej 36 përqind e totalit global, dhe pothuajse trefishi i nivelit të Kinës – gjithashtu rritja e parë pas pesë viteve të njëpasnjëshme rënie.
Megjithatë, është ende 20 për qind më e ulët se kulmi që arriti në vitin 2010.
Kina
Një hendek i madh ndan Shtetet e Bashkuara me vendin e dytë që e ka Kina, ndërsa rritja e shpenzimeve ushtarake kineze po ngadalësohet.
Megjithatë, një shpenzim prej 215 miliardë dollarësh (13 për qind të totalit global) nga vendi më i populluar në botë është tepër serioz.
Rusia
Në një rritje dramatike që nga viti 2015, Rusia është tani e treta në botë për shpenzimet ushtarake, me një shtim shqetësues, në 69.2 miliardë dollarë.
Kjo është 4.1 përqind e shpenzimeve globale dhe një rritje prej 87 përqind, krahasuar me vitin 2007.
Arabia Saudite
Rënia e çmimeve të naftës në vendet eksportuese të naftës që nga viti 2014 ka çuar në “ulje të konsiderueshme të shpenzimeve ushtarake”.
Arabia Saudite është sigurisht një nga ofruesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe ka bërë shkurtime të konsiderueshme në buxhetin e saj ushtarak.
India
India ka shpenzuar 55.9 miliardë dollarë, ose 3.3 për qind të totalit global. Kjo ka të ngjarë të lidhet me konfliktet e vazhdueshme separatiste në Kashmir.
Franca
Pavarësisht dallimit të madh në madhësi dhe popullsi, Franca ka shpenzuar pothuajse po aq sa India – 55.7 miliardë dollarë. Kjo është 3.3 përqind e shpenzimeve globale.
Mbretëria e Bashkuar
Për një vend të vogël, Britania harxhon shumë në shkallë globale, me shpenzime ushtarake në nivelin 48.3 miliardë. Megjithatë, ajo ka rënë në renditje që nga viti 2015, nga vendi i 6-të në vendin e 7-të, gjë që kryesisht i atribuohet zhvlerësimit të poundit pas referendumit. Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar nuk arriti rritjet e planifikuara në shpenzimet ushtarake të shpallura në vitin 2015.
Japonia
Shpenzimet ushtarake të Japonisë mbeten të larta, në 46.1 miliardë dollarë ose 2.7 përqind të totalit global. Kjo mund të lidhet me tensionet e vazhdueshme për shkak të pretendimeve të Japonisë dhe Kinës në Detin e Kinës Lindore.
Gjermani
Kryesisht për shkak të përpjekjeve të Kancelares Merkel, Gjermania ngriti shpenzimet e saj në 2016, me 2.9 për qind. Kjo i ka çuar shpenzimet e tyre ushtarake deri në 41.1 miliardë dollarë, ose 2.4 për qind.
Korea e Jugut
Tensionet në gadishullin Korean dhe kërcënimet nga Koreja e Veriut kanë çuar në një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake. Shpenzimet e Koresë së Jugut tani janë 36.8 miliardë dollarë, ose 2.2 për qind.
Italia
Italia rriti shpenzimet e saj me 11 për qind, duke i çuar në 27.9 miliardë dollarë ose 1.7 për qind. Raporti ia atribuon këtë rritje, mbështetjes së Italisë për industrinë e saj vendase të armëve, duke financuar blerjet brenda vendit.
Australi
Duke marrë parasysh madhësinë relative të popullsisë së Australisë, një pjesë prej 1.5 përqind në shpenzimet globale është domethënëse. Me shpenzimet ushtarake në Oqeani, që janë rritur me 5.1 për qind që nga viti 2015, buxheti i Australisë tani qëndron në 24.6 miliardë dollarë.
Brazili
Recesioni gjithmonë në përkeqësim i Brazilit ka çuar në shkurtime në buxhetin ushtarak me më shumë se 7 përqind, duke e ulur atë në 23.7 miliardë dollarë. Megjithatë, ai është ende në nivelin 1.4 përqind e shpenzimeve totale globale.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Shifrat aktuale janë një vlerësim, pasi nuk ka të dhëna për 2015 dhe 2016. Megjithatë, në vitin 2014 Emiratet e Bashkuara Arabe kishin shpenzimet e dyta më të mëdha ushtarake, në Lindjen e Mesme.
Izraeli
Shpenzimet e Izraelit janë rritur me gati 10 për qind, që nga viti 2007. Shifra tani qëndron në 18 miliardë dollarë, ose 1.1 për qind të shpenzimeve globale. /Independent – bota.al