Bota

Shteti me më shumë ndikim në kulturë: 25 fakte pse Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës

Shteti me më shumë ndikim në kulturë: 25 fakte pse Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës

Shtetasit në mbarë Federatën Ruse kanë nisur të votojnë që prej mëngjesit të kësaj të diele, në zgjedhjet presidenciale që priten gjerësisht të çimentojnë pushtetin e presidentit Vladimir Putin edhe për 6 vite të tjera.

Me rastin e zgjedhjeve ruse, njihuni edhe me elementët më karakteristikë të shtetit më të madh dhe me më shumë ndikim në kulturën botërore.

1- Kultura

Kultura ruse është një nga më të pasurat dhe me më shumë ndikim në botë. Në Rusi ekzistojnë 160 grupe etnike që flasin rreth 100 gjuhë të ndryshme. Popullsia më e madhe flet rusisht. Gjuha e dytë më e rëndësishme është tetrian, që flitet nga 5 për qind e popullsisë. Letërsia e çmuar ruse e arriti kulmin e saj në shekullin e 19, kur autorë si Tolstoi, Dostojevski, Pushkini dhe Turgenievi shkruan disa nga librat më influencues në botë. Muzika, baleti, piktura dhe kinemaja janë lëvruar gjithashtu nga artistë të mëdhenj rusë.

2- Arkitektura

Fillimi i arkitekturës ruse ishin strukturat mbresëlënëse prej druri të ndërtuara në epokën sllave. Pas saj erdhi ndikimi i fuqishëm bizantin. Strukturat më të bukura prej guri ishin në Kremlin dhe kishat si ajo e Shën Bazilit, në Sheshin e Kuq në Moskë e ndërtuar në shekullin e 17.

3- Ushqimi

Klima e ftohtë ka pasur shumë ndikim në kuzhinën ruse. Supat janë shumë të njohura, veçanërisht ajo me panxhar, që është një nga më tradicionalet. Si pjata dytësore janë çomleku dhe patatet. Pula përdoret gjithashtu shumë. Ushqimi është zakonisht me shumë kalori dhe shërbehet me alkool.

4- Pijet

Vodka është pa dyshim pija alkoolike më e njohur në Rusi. Shërbehet midis dhe së bashku me vakte të ndryshme. Sasia e alkoolit të vodkës shkon deri në 40 për qind. Nga vetë fjala “vodka” nënkupton pak ujë, duke qenë se vodka në rusisht ka kuptimin e ujit. Fjala u përdor për herë të parë në vitin 1405.

5- Sporti

Skuadrat ruse janë mjaft të afta në lloje të ndryshme të sportit dhe kanë fituar shumë medalje dhe trofe. Dy llojet më të njohura të sportit janë futbolli dhe hokeji në akull. Rusët janë zakonisht fitimtarë në sportet e dimrit, si skia dhe patinazhi në akull.

6- Ngjarje speciale

“Netët e bardha” në Shën Petërburg konsiderohen si një ngjarje shumë e veçantë që nuk duhen humbur. Këto net ndodhin zakonisht gjatë qershorit dhe korrikut, në kulmin e verës, kur janë më të gjata dhe qytetet e mëdha mbajnë festivale verore dhe shumë evente të tjera kulturore.

7- Monumente

Kremlini është zemra e Moskës, anë lumit që mban emrin e qytetit dhe që kalon pranë Sheshit të Kuq dhe katedrales së Bazilit, e cila është një monument shumë i njohur në Rusi. Kremlini përfshin katër pallate, katër katedrale, murin dhe po ashtu edhe kullat. E gjithë zona përkufizohet si rezidenca zyrtare presidenciale.

8- Tradita

Bërja e një dushi të nxehtë në “banya” është një nga traditat më të njohura ruse. Rusët frekuentojnë banja publike dhe private edhe sot e kësaj dite, ku kalojnë disa orë në çlodhje totale.

9- Rezervat natyrore

Në Rusi ekzistojnë 41 parqe natyrale që ruhen në mënyrë strikte. Lucini Ostrov në Moskë është një pyll i gjerë, rezerva e parë natyrore e shpallur në vend. Bota shtazore është gjithashtu shumë e pasur.

10- Vetëm në Rusi

Kukullat ruse (Babushkat) konsiderohen si simboli i vetëm i këtij kombi dhe padyshim janë suveniret më të njohura që blejnë turistët që vizitojnë Rusinë. Babushkat e vërteta bëhen prej druri, pikturohen me dorë dhe konsiderohen si vepra arti të shtrenjta.

Pse Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës?

11. Rusia ka një sipërfaqe thuajse të njëjtë me Plutonin, 17 milionë kilometra katror.

12. Tubacionet ruse të gazit, mund të përshkojnë botën mbi 6 herë. 259.913 km tubacione, ndaj 40.075 km që është perimetri i tokës.

13. Rusia zotëron më shumë se gjysmën e rezervave botërore të uraniumit shumë të pasuruar(HEU), rreth 695 ton kundrejt 604 që kanë SHBA-të e vendit të dytë.

14. Numri i popullsisë në vend ka rënë me rreth 6.6 milionë banorë, që nga viti 1993 dhe pritet të bjerë me 10.7%, në dhjetë vitet e ardhshme.

15. Rruga Adler–Krasnaya Polyana, do të kishte kushtuar më pak, nëse do të ishte shtruar me një ushqim luksi që kushton $88/kg.

16. Rezervat e gazit natyror në Rusi, janë të barabarta me përmasat e 13.6 miliardë pishinave olimpike.

17. Rusia ka nëntë zona orare, më shumë se çdo vend tjetër i botës.

18. Rusia ka 87 miliardë fuçi me rezerva të provuara nafte, të mjaftueshme për 75 vite konsum në vend.

19. Metroja e Moskës frekuentohet nga 9 milionë banorë të periferisë çdo ditë, më shumë se Londra dhe New York së bashku.

20. Shkalla e vrasjeve në Rusi është dy herë më e lartë se në SHBA, 9.7 vrasje për 100 mijë banorë.

21. Rusët pijnë 2 herë më shumë alkool sesa amerikanët.

22. Nëse qëndron në breg të liqenit rus “Karachay”, mund të marrësh 60 R rrezatim në një orë, mjaftueshëm për të vrarë një njeri.

23. Rusi i 20-të më i pasur ka një pasuri prej 227 miliardë dollarë, e cila është më e madhe se GDP e Pakistanit.

24. Rusët konsumojnë çaj 6 herë më shumë se amerikanët.

25. Rusia shiti Alaskën te SHBA-të për 7.2 milionë dollarë, më 1867, rreth 1 dollar për 20 mijë metër katror. / Dita

Leave a Reply

Back to top button