Ka shkuar në 11,329 numri i viktimave në Britaninë e Madhe, teksa gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 717 humbje jetësh.
Kjo shifër, është pak më e ulët krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 737 viktima.
Kjo mund të jetë një shenjë që shkalla e vdekshmërisë po ngadalësohet në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, edhe rastet e raportuara gjatë fundjavës kanë qenë më të ulta se ato të dhëna në mes të javës së kaluar, kështu që edhe ky mund të jetë një faktor./bota.al/