Vdekjet nga koronavirusi në Itali janë rritur për 34, krahasuar me 26 një ditë më parë, ka thënë Agjencia e Mbrojtjes Civile, ndërsa rastet e reja janë ulur në 210 nga 303 të hënën.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 34,405, tha agjensia, e katërta më e larta në botë pas atyre të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Brazilit.
Aktualisht ka 237.500 raste të konfirmuara, e shtata më e lartë në botë./bota.al/