Analiza

Shtypi serb sot/Ja katër provokimet e Edi Ramës

shtypiBEOGRAD-Pa dallim, i gjithë shtypi serb, me nota të ndryshme i ka kushtuar faqet e tij të para asaj që e quan si incidenti, provokimi apo poshtërimi që Edi Rama i bëri homologut të tij serb, Vucic. Gazeta “Kurir” hapet me titullin: “Incident ndërkombëtar. Rama pështy mbi serbët në mes te Beogradit”. Aty thuhet: “Kryeministri shqiptar theksoi se Kosova e pavarur është një realitet që Serbia duhet ta pranojë. Vucic ja përplasi fytyrës të ftuarit të tij: Kosova është pjesë e Serbise dhe këtë do tjua them edhe në Shqipëri”. Pastaj gazeta përgënjeshtron tezën e kryeministrit shqiptar se ai e kish paralajmëruar Vucicin në takimin e tyre përpara konferencës së shtypit. “Rama në takimin tet a tet nuk e ka hapur cështjen e Serbisë Jugore dhe ka dalë në koferencë me letër në dorë,për të lexuar provokimin e përgatitur”.
Në një titull të një shkrimi të vogël që e shoqëron me foto diskretituese për kryeministrin, kjo e përditshme shkruan: “Vucic kapi kokën me dorë kur Rama foli për Kosovë Metohinë. Ai u befasua kur degjoi mysafirin nga Tirana që promovonte pavarsinë e Prishtinës”. Kjo gazetë i kushton plot tre faqe kësaj teme.
Një tjetër e përditshme gazeta “Alo” i thur lavde kryeministrit vendas: “kryeministri serb ia preu këmbët provokatorit. Nuk ja lejoj askujt që ta poshtërojë Serbinë në mes të Beogradit”. Pas takimit me kryeministrit serb, Rama ka qenë shumë i nervozuar dhe “ju ka bërtitur bashkëpunëtorëve të tij” shkruan “Alo”, duke dhënë një peisazh krejt të kundërt me atë të delegacionit shqiptar, që e përshkruante Vucicin të nervozuar gjatë drekës dhe që iu desh të pinte tre gota verë përpara se të fliste me Ramën.
Gazeta tradicionale e Beogradit “POLITIKA”, që gjthmonë mbron politikat qeveritare, pamvarsisht se kush është në pushtet, titullon në faqe të parë: “PROVOKIM I RI SHQIPTAR”. Ajo ka si nëntituj shprehjen e kryeministrit Rama…”duhet ta pranoni Kosovën” dhe atë të homologut të tij serb “…nuk lejoj poshtërim në Beograd”. Po kjo gazetë boton një shkrim të analistes Biljana Bokovic që titullohet: “Dronizimi i Serbisë”. Ajo komenton: “Ja se c’mund të ndodhë me atë që të qëllon me shpullë dhe ti i kthen faqen tjetër. Ai të qëllon përsëri” shkruan Bokovic, duke hequr një paralele mes historisë së dronit në stadium dhe vizitës së Ramës”. Pastaj vazhdon: “Po të vendosemi në lëkurën e kryeministrit serb dita e djeshme për të qe më e vështira. Shumica e qytetarëve të Serbisë dhe radikalët e kanë përjetuar si shuplakë të nxehtë”.
Kjo analiste tallet dhe me RTS, televizionin publik që nga frika e skandalit, nuk e dha fjalën e Ramës me përkthim serbisht.
“Ekspertët e mardhënieve ndërkombëtare thonë se Vucic nuk reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai qe mes dilemës: të ishte i ashpër dhe të merrte kritika ndërkombëtare, apo të ishte më i butë dhe ti shmangte ato. Por, ai s’bëri as njërën as tjetrën. Prandaj droni i dytë mbeti i pa sqaruar”.
Ndërsa gazeta tabloid “Blitz” ka për titull të saj të madh: “Katër provokimet e Ramës në mes Serbisë”. Sipas gazetës ato janë:
1Vucic ka pritur plot 34 sekonda që Rama të dalë nga makina.
2 Ftesa e Ramës për të njohur Kosovën i beri ftes të pra
3 Në Preshevë kryeministrin shqiptar e presin 15 mij njerëz.
4 Në vend të lapidarit të UCK që qeveria serbe e shkuli dy vite më parë tani Ramën do e presë një lapidar i ngritur me lule në qendër të Preshevës./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button