Zodiak

Si do ju shkojë kjo javë? Horoskopi javor 25 qershor – 1 korrik 2018

Dashi

Këtë javë do i merrni gjërat shtruar dhe do jeni shumë më të ndërgjegjshëm. Do keni të gjitha kushtet dhe mjetet e nevojshme për të zgjidhur situatën e ndërlikuar në jetën tuaj në çift. Nëse nuk e bëni këtë jave keni rrezik të humbni kontrollin e gjithckaje. Dashuritë me shikim të parë do jenë të pranishme për ju beqarët. Hiqeni turpin, shprehuni dhe do filloni një lidhje si e keni ëndërruar. Me financat duhet të tregoheni vigjilentë. Vërini fre dëshirës së madhe për shpenzime. Tek shëndeti do ndikojë Saturni dhe Venusi. Do keni disa shqetësime të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni të flini më tepër dhe të relaksoheni. Promocionin apo rritjen e rrogës që keni pritur prej disa kohesh do e merrni këtë javë.

Demi

Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

Binjakët

Vizioni i gjerë që do keni për jetën do ju ndihmojë të kaloni çdo sfidë të vështirë që do ju dalë dhe do dhe ecni në rrugën e duhur. Planetët do influencojnë pafund sektorin e ndjenjave për ju të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset mjaft për ju. Frika dhe hezitimi do iu pengojë as juve që jeni vetëm për të gjetur dashurinë. Hiqini komplekset dhe lëreni veten të lirë. Në planin financiar do tregoheni më të matur se kurrë. Buxheti do jetë i mirë dhe ju do mund të bëni edhe ndonjë investim të vogël. Tek shëndeti do ndikojë Mërkuri. Ai do iu mbroje, por duhet me patjetër të bënin kujdes me ushqimin e tepruar. Po nuk morët masa tani do keni probleme më vonë. Në punë do keni vështirësi për t’u përqendruar. Mos i dramatizoni gjërat para kohe.

Gaforrja

Mos u tregoni aspak të paduruar këtë javë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Sa më realistë që të jeni aq më mirë. Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore. Mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të sjelle probleme. Ju beqarët do keni një jave të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet të tregoheni edhe pak më të duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Mërkurit tek financat do jetë thikë me dy presa. Bëni llogari para se të kryeni çdo shpenzim. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do ju mungojë për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jetë prioritet absolut. Vërtet mund të lodheni pak, por do keni arritje të garantuara.

Luani

Këtë javë do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka  që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti që do ju mbështesë gjithë kohës. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.

Virgjëresha

Mos u tregoni të pandjeshëm ndaj atyre që do ndodhin rreth e rrotull jush këtë javë. Vështroni, ndiqni aktivitetet dhe nuk do ndiheni të mërzitur. Jeta në çift do jetë fiks ashtu si e keni ëndërruar gjithë këto kohë. Do ndiheni të kënaqur plotësisht nën praninë e atij që dashuroni dhe emocionet do ua pushtojnë trupin herë pas here. Ju beqarët do jeni më të shoqërueshëm dhe kësaj here do dini si ta bëni për vete personin më me vlera nga të gjithë. Në planin financiar situata mund të përmirësohet nëse tregoheni disi më të matur dhe nuk shpenzoni kuturu. Shëndeti? Që nga e marta ai do jetë më i mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Edhe ata që vuajnë nga tensioni, diabeti apo nga dhimbjet e shpinës do jenë më të qetë. Në punë do ju duhet të përballeni shpesh me vështirësi, sfida dhe pengesa, por me durim mund t’ia dilni.

Peshorja

Planetët do ju ndihmojnë të merrni vendimet e duhura këtë javë dhe do tregoheni shumë më të hapur ndaj risive. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë mjaft harmonike. Në çdo moment do ndiheni për mrekulli dhe do i shprehni ndjenjat pafund. Sipas Dritare.net, ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë pas një personi dhe do harroni çdo gjë tjetër. Jeta juaj do ndryshoje rrënjësisht. Në planin financiar vështirësitë do jenë më të mëdha se më parë, por këmbëngulja dhe durimi do bëjë që ta gjeni një zgjidhje. Shëndetin mos e lini pas dore sepse disa probleme të vogla në dukje mund te zmadhohen shumë dhe mund të sjellin probleme serioze më pas. Në punë do jeni ambiciozë dhe do bëni edhe sakrifica gjigande vetëm e vetëm që t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.

Shigjetari

Mos kini frikë të guxoni këtë javë dhe t’i shprehni sa më shumë idetë tuaja. Po u treguat edhe më të përgjegjshëm do keni më shumë arritje. Lidhja juaj këtë jave nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju dhe do e shihni me dyshim. Takimi qe do realizoni ju beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën dhe gjendja do mbetet e mirë. Nëse keni ndërmend për investime serioze bëjeni sot pa u menduar gjatë. Shëndeti do jete më i mirë se më parë. Falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamike dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmojë më tepër.

Bricjapi

Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund.  Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Në disa momente do arrini në qiell të shtatë. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të mërkurës gjendja do stabilizohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni.

Ujori

Planetët do iu japin forcë dhe gjallëri për të arritur çdo gjë që dëshironi këtë javë. Do jeni edhe më origjinalë e kreativë. Me partnerin do keni disa probleme të vogla dhe për disa ditë mund të qëndroni edhe larg njëri-tjetrit. Saturni do jetë planeti që do ju bëjë t’i mendoni gjërat më seriozisht dhe në fundjavë situata do ndryshojë për mirë. Ju beqarët do bëni çdo gjë për të rënë në sy. Mund të merrni ftesa të rëndësishme dhe jeta do ju ndryshojë menjëherë. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht shumë falë një shpërblimi të majme që do merrni nga puna. Përfitoni për të bërë disa investime për shtëpinë. Për shëndetin do kujdeseni deri në detaje dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Jeta profesionale do ecë para me ritme më të shpejta.

Peshqit

Këtë javë gjërat nuk do ju ecin si keni ëndërruar dhe shpesh do ndiheni si të zbrazur nga emocionet. Asgjë nuk do ecë ashtu si ju keni ëndërruar. Do keni herë pas here mosmarrëveshje të forta me partnerin ashtu siç në momente të tjera do dashuroheni si të çmendur me të. Venusi do mundohet në shumë momente t’iu ndihmoje, por sërish duhet të bëni edhe ju punën tuaj. Nëse jeni beqarë do realizoni disa takime dhe do keni mundësi të bëni zgjedhjet më të mira të mundshme. Bëjini sytë katër në fundjavë. Të ardhurat do përmirësohen më tepër nga sa e kishit imagjinuar ndonjëherë. Do dini si të vendosni kufizime me shpenzimet. Në punë do jeni këmbëngulës, të vendosur dhe largpamës. Do keni më tepër arritje. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button