Zodiak

Si do të jetë java juaj? HOROSKOPI JAVOR i Paolo Fox, 11-17 Nëntor 2019

DASHI

Lajme në horizont në lidhje me dashurinë. Surpriza të bukura mund të shfaqen deri në fund të muajit. Java që do të fillojë do të shërbejë për t’ju bërë të shlyeni gabimet që keni bërë për shkak të mendimeve të tepruara në mendjen tuaj dhe që kanë shkaktuar largimin nga personi i dashur. Mundohuni ta lini punën herë pas here dhe të mendoni për argëtimin. Ditët më të mira janë ato rreth mesit të javës.

DEMI

Ka ardhur koha në dashuri për të kuptuar atë që dëshironi me të vërtetë. Nëse një histori ka mbaruar, mos hezitoni dhe shikoni më tej. Fundjavën tjetër do të jetë e mundur të rishikoni një zgjedhje ose të krahasoni veten me një person që ju intereson. Në punë do të duhet të prisni pak më shumë për të korrur përfitimet. Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të merrni atë që është marrë prej jush. Dita më e mirë do të jetë e hëna.

BINJAKET

Nuk është një kohë e lehtë në dashuri. E premtja dhe e shtuna do të jenë dy ditë me polemika, që do të sjellin pasoja në historitë më të brishta. Eshtë koha për të qartësuar gjërat dhe zbrazur thesin. Në punë keni nevojë për gjithë durimin tuaj duke pritur kohë më të mira që duhet të vijnë më vonë këtë muaj. Një javë jo veçanërisht e qetë, përpiquni të mos hidhni hapa të rremë.

GAFORRJA

Ditë interesante dhe argëtuese për ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres. Gjatë javës tjetër, mund të lindnin dashuri të reja, ose në çdo rast mund të jetonit emocione të forta. Lajme të mira mund të vijnë gjithashtu në punë. Ditët do të jenë të favorshme për të zgjidhur disa probleme praktike. Më në fund mund të thithni ajër më të qetë, veçanërisht në fundjavë.

LUANI

Nëse ka një person që ju intereson, bëni një hap përpara. Rreth datës 14, diçka magjike mund të ndodhte për ju. Një rikthim i flakës së dashurisë nuk duhet të përjashtohet, por do të duhet të tregoni vendosmërinë tuaj dhe t’ia sqaroni personit tjetër me të cilin keni të bëni. Në punë duhet të qëndroni të qetë dhe të lini mënjanë nervozizmin, edhe pse dikush po përpiqet t’ju vendosë shkopinj në rrota. Këto janë ditë kur duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm, veçanërisht të hënën.

VIRGJERESHA

Yjet janë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë në dashuri. Dita e 14 nëntorit do të jetë vendimtare për të sqaruar disa marrëdhënie që janë zvarritur. Deri në fund të muajit do të keni siguri për dikë që nuk ju ka treguar se është në anën tuaj. Në punë është koha për të paraqitur projekte dhe ide sidomos në funksion të javës rreth datës 20. Stresi është jo i vogël, duhet të jeni të kujdesshëm sidomos në datën 14 nëntor.

PESHORJA

Ju duhet të luani me karta të hapura në dashuri. Eshtë koha për të folur hapur. Ditët e ardhshme mund të ndodhin takime të reja të preferuara. Javë interesante është ajo që keni përpara. Do të përjetoni ndryshime dhe më në fund do të keni një përgjigje të shumëpritur. Ditë të favorshme rreth mesit të javës tjetër.

AKREPI

Do të përjetoni ditë intriguese nga pikëpamja sentimentale. Histori të mira sapo kanë filluar. Fundjava sjell ngazëllim, e shtuna dhe e diela do të jenë interesante për takime të reja. Ditë të mira në punë. Eshtë koha për të filluar projekte të reja. Shumë lëvizje parash, shumë shpenzime për shtëpinë por edhe të ardhura.

SHIGJETARI

Njëfarë tensioni në dashuri ditën e mërkurë dhe të enjte, por pa shumë pengesa. Venusi do të jetë në anën tuaj, do të duhet vetëm pak durim dhe maturi në marrëdhëniet e reja. Nervozizëm në mes të javës në punë, por mes të premtes dhe të dielës do të keni mundësi të arrini një sukses. Sa më pozitive të jenë ditët e para të javës, aq më shumë mund t’i përdorni për të përfunduar më shumë gjëra.

BRICJAPI

Ju jeni plot energji. Javë pozitive për ata që kërkojnë një shok shpirtëror. Marsi është i favorshëm për të jetuar disa marrëdhënie të këndshme ose takime të reja. Disa përplasen me shenjën e Gaforres. Në punë nuk duhet të shtyni projektet që mund të fillojnë menjëherë. Qielli juaj po fiton dhe idetë tuaja janë të forta. Ditë interesante të hënën.

UJORI

Eshtë koha që të shkëputeni nga e kaluara dhe të krijoni hapësirë për mundësi të reja. Muaji tetor nuk ishte i lehtë për ju, por ju nuk duhet t’i mbani mëritë të gjalla dhe të rrezikoni të hiqni dorë nga optimizmi juaj. Ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje parave. Suksesi vazhdon të jetë në anën tuaj, por gjithashtu do të ndjeni një farë lodhje. Ditët e mira janë ato të fundjavës.

PESHQIT

Në dashuri duhet të keni kujdes që të mos bëni zgjedhje të këqija. Marrëdhëniet e dashurisë por edhe miqësia që lindin në këtë periudhë do të jenë veçanërisht të rëndësishme për ju dhe do të lënë gjurmë në jetën tuaj. Ditë të forta në fillim të javës për punën. Do të jenë të duhurat për t’u përballur me prova vendimtare. Mundësi të mira vijnë, kushtojini vëmendje të premtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close