Nga Bob Seely
“The Spectator”
A mund të ndodhin vërtet ato? Për fat të keq përgjigja është po. Presidenti Vladimir Putin sapo e ka përsëritur kërcënimin e tij për të përdorur armë bërthamore, teksa shtoi se territori ukrainas që kontrollohet aktualisht nga Rusia do të bëhet pjesë e Federatës Ruse.
A është i mundshëm apo i sigurt përdorimi i armëve bërthamore? Jo, në asnjë mënyrë. Ndaj ne duhet të flasim me shumë maturi dhe kujdes mbi këtë çështje. Putin dëshiron që ne nëPerëndim të frikësohemi. Por ne duhet të ndalojmë së zhyturi “kokën në rërë”, siç kemi bërë përballë Rusinë për një kohë të gjatë.
Për të minimizuar shanset e përdorimit të armëve bërthamor – taktike apo strategjike – duhet të supozojmë se kërcënimi është real, dhe se në një moment, ndërsa trupat ruse përballen me një kolaps të madh në Ukrainën Juglindore, gjatë 6-9 muajve të ardhshëm, Putini do të përdorë ndoshta armët bërthamore taktike, ose do t’i afrohet këtij skenari.
Në çdo moment të kësaj lufte, ai ka zgjedhur përshkallëzimin dhe rritjen e rreziqeve. Dhe nuk ka asnjë shenjë se do të bëjë tani diçka ndryshe. Nuk ka asnjë provë se është i sëmurë rëndëapo se mund të shkarkohet nga detyra. Prandaj, ne duhet të fillojmë të mendojmë se si ta shmangim Rusinë nga ndjekja e një kursi, i cili do të jetë katastrofik për të dhe botën.
Pra ne duhet të maksimizojmë mundësinë e shmangies së përdorimit taktik të armëve bërthamore, që do të vriste mijëra njerëz, dhe që rrezikon përshkallëzimin e një lufte që mund të vrasë miliona të tjerë. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë? Këtu mund të përfshihen edheopsionet e ‘lojërave luftarake’ për të kuptuar ato që ushtria amerikane i quan Pikat e Vendimit, pra si një mundësi për të formuar dhe influencuar veprimet ruse.
Kjo duhet të përfshijë sigurimin e popullatës sonë, se ky kërcënim po merret seriozisht, dhe se po punohet për të minimizuar rrezikun. Dhe duhet të përfshijë bashkëpunimin me Kinën dhe Indinë për t’i bërë presion Rusisë ta mbajë luftën e saj në nivel konvencional.
Në fakt, pavarësisht se çfarë mendojmë për të ne në Perëndim, Kina mund të jetë një lojtare shumë e rëndësishme në frenimin e Putinit nga instinktet e tij më të këqija. Po ashtu, mund të përdoren partnerët ushtarakë dhe energjetikë të Rusisë. Tani ne kemi nevojë për një përgjigje potencialisht globale, për të diktuar sjelljen e Moskës gjatë muajve në vijim.
Nëse vazhdojmë të themi se ky “është një bllof”, atëherë do të mbetemi të papërgatitur.
Dhe do të vazhdojmë t’i ndjekim ngjarjet në mënyrë pasive, ashtu siç kemi bërë që kur Putin shpalli Luftën e Re të Ftohtë në vitin 2007, të cilën klasat tona politike e injoruan nëpërgjithësi, pas pushtimit të Gjeorgjisë në vitin 2008, por edhe pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2014.
Duke qenë se kam jetuar në Bashkimin Sovjetik kur ai ishte në pragun e shembjes, unë nuk i besoj mençurisë konvencionale kur flitet mbi Rusinë. Gati të gjithë ata që thonë se Putini nuk do të përdorë armët bërthamore, janë analistë dhe politikanë perëndimorë. Ata që thonë se Rusia do t’i përdorë ato janë analistë rusë.
Dhe vetë udhëheqësi rus e ka paralajmëruar këtë në të paktën në dy raste. Kujt do t’i besojmë:Analistëve perëndimorë apo presidentit rus dhe bashkëpunëtorëve të tij në media?Edhe Britania nuk duhet të ketë iluzione që ne jemi pjesë e kësaj lufte, për të cilën presidenti rus po përgatitej prej vitesh.
Presidenti Putin dhe elitat e sigurisë përreth tij, nuk i shohin shtetet perëndimore si vëzhguesetë largëta. Përkundrazi, Putini po ua paraqet rusëve konfliktin në Ukrainë si një luftë kundër NATO-s, e cila po zhvillohet në Ukrainë. Ne perëndimorët jemi agresorët, armiku, pasi kemi bashkëpunuar me “nazistët” e Kievit, pasi ia kemi “marrë” Rusisë Ukrainën.
Jo vetëm kaq, por në këndvështrimin e Putinit mbi botën, SHBA-ja dhe NATO-ja e rrëzuan dikur Bashkimin Sovjetik, dhe ne po planifikojmë të njëjtën gjë për Nënën Rusi. Putini nuk mundet ose nuk do të shohë realitetin, se në fakt është ai që po shkatërron vendin e tij.
Javën e kaluar u ktheva në një vizitë në krye të një delegacioni parlamentar britanik në Kiev. Nuk kam dyshime në lidhje me vendosmërinë e ukrainasve për të pasur shtetin e tyre dhe për ta mbrojtur atë. Sa më autoritar, i rrezikshëm dhe më haptazi fashist të bëhet shteti rus, aq më shumë ukrainasit e shohin të ardhmen e tyre jashtë ndikimit të Rusisë.
Ata do të luftojnë, pavarësisht nëse ne perëndimorët i armatosim apo jo. Ne takuam presidentin Zelensky, teksa po shkatërroheshin pozicionet e ushtrisë ruse në Kharkiv, në Verilindje të Ukrainës. Ai bisedoi me ne me intensitetin dhe energjinë emocionale që është bërë një shenjë dalluese e tij.
Java e kaluar paralajmëroi një fazë të re të këtij konflikti. Trupat ruse kanë kaluar tani në mbrojtje; ndërsa Ukraina është në sulm. Kjo luftë do të jetë e gjatë, por tani ukrainasit tani poshohin një rrugë drejt fitores. Lëvizjet e fundit të presidentit Putin, janë ato të një udhëheqësi që përballet me disfatën konvencionale në fushën e betejës.
Mobilizimi i rezervave, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore dhe aneksimi i territoreve aktualisht të pushtuara, janë që të gjitha veprime që synojnë me dëshpërim të mbështetin një fushatë luftarake që është në prag të kolapsit. Po ashtu ato synojnë ta detyrojnë Perëndimin të ndalë furnizimin me armë të Ukrainës.
Lidhja financiare, politike dhe ushtarake midis Perëndimit dhe Ukrainës, është pika e dobët e kësaj të fundit. Në terma ushtarakë, ajo është “qendra e saj e gravitetit”. Nëse Putin mund
ta prishë këtë lidhje, ai mund të fitojë ende. Nga këtu buron pjesërisht edhe kërcënimi bërthamor.
Ne nuk kemi më luksin të shpërfillim “ligësinë” e shtetit rus, siç kemi bërë që nga viti 2007. Nuk s’kemi luksin që të tolerojmë si dikur veprimet agresive të Rusisë. Nëse do ta kishimarmatosur me kohë Ukrainën, nëse Gjermania do të ishte distancuar nga gazi rus, mund ta kishim parandaluar këtë luftë. Por ato kohë kanë kaluar.
Tani ukrainasit kanë të drejtë të mbrojnë shtetin e tyre. Por ne duhet të kuptojmë rreziqet.
Për të shmangur rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore, dhe madje edhe të luftës bërthamore, udhëheqësit perëndimorë duhet ta pranojnë se tani ky skenar është e mundshëm,dhe të planifikojnë marrjen e masave kundër tij.