Bota

Si e ka ndihmuar BE autoritarizmin në Turqi?

Screen Shot 2015-11-03 at 08.55.55

Nga Gokhan Bacik

“Zaman”

Që prej tetorit të këtij viti, Turqia është një vend shumë autoritar. Kjo tendencë ka gjasa të vazhdojë.  Autoritarianizimi i Turqisë, është produkt i shumë faktorëve politikë dhe sociologjikë. Megjithatë, një faktor i veçantë dhe i jashtëm që ka kontribuar në këtë process, ka qenë natyrisht Bashkimi Evropian. Në rast se Turqia shihet sot si një vend tejet autoritar, këtu duhet të pranohet edhe roli i Brukselit.

Shkurtimisht, autoritarianizmi ka dy grupe aktorësh. Të parët janë “aktorët e drejtpërdrejtë”, politikat e të cilëve e kanë degraduar Turqinë në një shtet autoritar. Në grupin e dytë përfshihen “aktorët indirekte”. Kush janë ata? Aktorët indirektë janë ata që nuk bëjnë asgjë, pavarësisht zotërimit të mekanizmave dhe levave të pushtetit, të cilat mund të ndalonin autoritarianizimin e një vendi.

Në fakt, BE-ja ka patur shumë në dorë, për të ndalur këtë tranformim negativ të Turqisë. Por nuk bëri asgjë. Përkundrazi, Brukseli i ka shpenzuar 3 vitet e fundit, duke bërë deklarata të padobishme. Ndërkohë, diplomatët e BE-së (duke përfshirë ambasadorët e vendeve të BE), janë mjaftuar vetëm me postime të shkurtra në rrjetet sociale të mesazheve ultra-simbolike, duke mos bërë asgjë tjetër.

Në të shkuarën, fuqia e butë e BE-së ishte një dinamikë e rëndësishme në demokratizimin e Turqisë. Në thelb, qëndrimi aktualisht i butë i BE-së ndaj sunduesve autoritarë të Turqisë, kontribuon në zhvillimet e anti-demokratike. Si ndodh kjo? Sikurse pritej, kjo ka të bëjë me shqetësimet strategjike.

Disa çështje, siç është kriza e refugjatëve, i kanë shndërruar politikanët e BE-së në personalitete “të stilit Bush”. Në ditët e sotme, është e mundur të kurruptosh BE-në:Ajo mund të tolerojë një grusht praktikash autoritare nga një shtet kandidat, nëse i jepet një ryshfet i majtë në formën e disa koncesioneve strategjike.

Për shembull, Komisioni Evropian ka shtyrë publikimin e raportin e saj vjetor mbi Turqinë.

Kjo sigurisht që e ndihmoi Presidentin Rexhep Taip Erdoan, në prag të zgjedhjeve jetike të së djelës; askush nuk foli për mangësi të Turqisë para zgjedhjeve. Komisioni i BE-së, ka qenë dikur simboli ndërkombëtar i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Sot, ai është një komision arkaik, që mund të bëjë gjëra të pista, në këmbim të përfitimeve strategjike.

Unë personalisht pyes veten, sesi komisionerët e BE-së e legjitimojnë këtë në terma filozofike. Si mundet që një anëtar i Komisionit të BE-së, të pranojë taktika strategjike kaq të lira? Ndërsa nuk bëjnë asgjë, zyrtarët e BE-së vazhdojnë të thonë se zhvillimet e fundit anti-demokratike janë një “shqetësim i madh” për ta. Unë jam një profesor i politikës ndërkombëtare, dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë termi “shqetësim” në zhargonin diplomatik. E thënë troç, është një version i sjellshëm i “Unë nuk do të bëj asgjë”.

Në Ankara, gjallojnë pra zyrtarë të “shqetësuar” të BE-së dhe diplomatë që flasin vetëm nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. A janë ata, ajo çka meritojmë pas dekadash partneriteti me Evropën? Kështu, ajo evropiane ajo bileta më me ndikim për autoritarianizimin në xhepat udhëheqësit turq. Ata e dinë se BE-ja nuk do të bëjë asgjë. Udhëheqësit tanë e dinë shumë mirë, se pavarësisht çfarë bëjnë, nuk do të kenë asnjë kosto në raport me marrëdhëniet me BE-në.

Ngjan të jetë një ironi e madhe e histories, që BE-ja është bërë një kontribuese e autoritarianizimit të Turqisë. Më keq akoma, Turqia e ka kaluar tashmë vijën e kuqe. Çdo veprim i mundshëm evropian në të ardhshmen, nuk ka gjasa të shkaktojë ndryshime të mëdha në Turqi. BE-ja duhet të ishte aktive, së paku që një vit më parë. Brukseli duhet të kishte marrë parasysh trajektoren e Turqisë, para se të ndodhnin ngjarjet e fundit.

Gjithësesi ekziston një element pozitiv në këtë histori. Mosveprimi i përkryer i BE-së, na mësoi se demokratizimi duhet të realizohet nga dinamika e brendshme. Turqia ka gjasa të ndodhet në një atmosferë shumë të trazuar, të paktën edhe për një vit tjetër. Të flasësh për “demokratizim” është ende shumë e parakohshme. Por në vazhdën e këtyre viteve, çdo agjendë e ardhshme për demokratizim, duhet të ketë një aspekt fortësisht të brendshëm. Thënë hapur, është gjithashtu një diçka e mirë të mësohet, se BE-ja mund të korruptohet lehtë.

Ne kemi qenë dëshmitarë të kufizimeve të demokracisë europiane. BE-ja është në fakt një organizëm demokratik. Megjithatë, ajo mund të tolerojë, dhe madje edhe të jetë indirekt pjesë e axhendave tejet anti-demokratike të një vendi tjetër. Le të quajmë atë një demokraci egoiste.

Është si një njeri, që është vetë një qenie e moralshme, por hesht për korruptimin e të tjetrit. Pastaj sërish, marrëdhëniet BE-Turqi nuk janë si raporti mes një burri dhe një burri tjetër. BE-ja mendohet të jetë proaktive në një vend kandidat. Prandaj, BE-ja është sot më shumë si një polic i moralit, që bën një sy qorr ndaj një korruptimi që në parim nuk duhet të ndodhte.

“Zaman” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button