Donald Tramp abuzon me përfaqësuesit e medias, dhe kërkon të kufizojë liritë e shtypit amerikan, ndonëse ai po e shfrytëzon atë për të shpërndarë mesazhin e tij. Por ngjitja e tij mund të gjurmohet edhe tek dështimet e gazetarëve, të cilët mbetën mbetën në mënyrë shqetësuese jokritikë ndaj tij për një kohë shumë të gjatë.
Gazetarja e Forbsit, Kler O’Konor? “Budallaqe”. Reporterja e Asociated Prees, Xhill Kolvin? “Një nga gazetarët me të vërtetë të keqija”. Gazetarja e CNN, Sara Marrej? “Absolutisht e tmerrshme”. Ariana Hafington? “Nje klloun liberal”. Moderatorja e televizionit Fox Megin Keli? “Një grua jointeligjente, me gjakun që i rrjedh ngado”. Do të ishte e vështirë të zgjidhje fyerjet më të rënda që kandidati republikan për president, Donald Tramp, ka lëshuar ndaj gazetarëve femra.
Tramp është një shovinist, i cili nuk mund të tolerojë kritika nga grate e mbushura me vetë-besim. Por këto gazetare janë vetëm viktimat e tij më të shquara. Tramp ka kërkuar largimin e moderatorëve në debate të ndryshme, ai ka paditur kanale televizive dhe gjatë paraqitjeve të tij, gazetarët janë bërë rregullisht shenjestra të sulmeve të tij verbale.
Pothuajse në çdonjërin nga tubimet e tij, ka një moment kur ai pushon, tregon me gisht gazetarët e strukur prapa barrierave, dhe thotë: “Ata janë njerëz të mjerë!”. Sa më gjatë që vazhdon fushata e zgjedhjeve praprake, aq më e qartë po bëhet se ky kandidat po ndryshon marrëdhëniet themelore…
[real3dflipbook id=”1017″] |