Kryeredaktori i “National Interest”, Jacob Heilbrunn ka zhvilluar këtë intervistë me ish Sekretarin e Shtetit të SHBA, Henry Kissinger.
* Sfida e Kinës? Një problem më delikat se sa ai i Bashkimit Sovjetik. Problemi sovjetik ishte kryesisht strategjik. Kjo është një çështje kulturore: A munden dy qytetërime, që të paktën për momentin nuk mendojnë njësoj, të arrijnë tek një formulë bashkëjetese që prodhon rend botëror?
Duhet të analizojmë se si ndodhi kriza në Ukrainë. Eshtë e pamendueshme, që Putini shpenzon gjashtëdhjetë miliardë Euro për të shndërruar një vendpushim veror, në një fshat dimëror Olimpik, me qëllim që të nisë një krizë ushtarake një javë më vonë, pas përmbylljes së një ceremonie, e cila e paraqiste Rusinë si pjesë të qytetërimit Perëndimor
Gjermania? Paradoksi është që, 70 vjet pasi u mundën pretendimet e Gjermanisë për të dominuar Europën, tashmë fitimtarët, kryesisht për arsye ekonomike, po i luten Gjermanisë që të dominojë Europën