Bota

Si i bëjnë zgjedhjet e tyre votuesit?

Screen Shot 2016-05-16 at 13.54.20“Shkenca mund të na thotë shumë për mënyrën se si votuesit do të marrin vendimet e tyre në 2016”, shkruante Robert Sapolsky në Los Angeles Times. Ajo që na thotë, fatkeqësisht, është se “forca të nëndheshme, të nënvetëdijes hapen vazhdimisht për të ndikuar në vendim-marrjen tonë”. Në vlerësimin e kandidatëve politikë, tregojnë studimet, votuesit vënë theksin tek dukja dhe tek instikti. Një studim arriti në konkluzionin se kandidatët që gjykohen se duken më “kompetente” – pavarësisht nga pozicioni i tyre – i kanë fituar zgjedhjet në 68% të kohës.

Të tjerë studime kanë zbuluar se votuesit kanë prirjen që të zgjedhin kandidatin “i cili në mënyrë të pavarur konsiderohet më i pashëm”. Në një studim të bërë me zgjedhjet në Australi, fituesi në 80% të kohës ishte kandidati që përdorte më shumë përemra në shumës – “ne” dhe “neve”. Ndoshta studimi më mbresëlënës është ai ku fëmijëve nga mosha 5 deri në moshën 13 vjeç iu tregoheshin foto të kandidatëve nga zgjedhje të panjohura, dhe ata pyeteshin se kë do të zgjidhnin si kapiten të tyrin, në një udhëtim të gjatë në det. Në 71% të rasteve, fëmijët kishin zgjedhur kandidatin që kish fituar vërtetë në ato zgjedhje – bazuar thjeshtë në ndjesitë e tyre për dukjen e kapitenit që do të donin. Cili do të fitojë këtë vit? Që të hamendësosh duhet që pikësëpari të heqësh dorë nga ideja që njerëzit janë qenie racionale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button