Enciklopedike

Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta: Maskimet e kapitenit Alan Meklein

Screen Shot 2016-08-20 at 22.29.39Kur Xhorxh Uashingtoni kishte nevojë për informacione të rëndësishme gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, ai dërgonte spiunin e tij më të aftë – kapitenin Alan Meklein. Ky kishte tërhequr vëmendjen e Uashingtonit, duke u dalluar në fushën e betejës. Ai u emërua më pas si një mbledhës i informacioneve inteligjente, çka do të mbetej përparësia e tij më e madhe në vitet 1777-1782. Në dy raste Mekleini i maskuar depërtoi prapa linjave të armikut.

Ai e beri këtë së pari kur Uashingtoni kishte nevojë për informacion, se ku do të shkonin britanikët pas largimit nga Filadelfia në vitin 1778.

I maskuar si një fermer, Meklein kërkoi të hynte në një kamp britanik në Nju Xhersi. Ai fitoi akses dhe mblodhi informacionin e nevojshëm. Pas kësaj, Uashingtoni sulmoi me sukses britanikët në Monmouth Courthouse. Më vonë, Meklein u maskua si një malësor i zonës dhe hyri në qytetin Stony Point Fort, që ishte pushtuar nga britanikët. Nga ajo që ai pa, krijoi një plan për një luftë me bajoneta, e cila u mundësoi amerikanëve të rimerrnin fortesën në vetëm 25 minuta. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button