Bota

Si mund ta ndryshojnë dosjet e 11 shtatorit, hartën në Lindjen e Mesme

Screen Shot 2016-04-18 at 15.46.24Pas sulmeve të 11 shtatorit mund të fshihet Arabia Saudite, miqtë më të mirë të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Të paktën kjo është përshtypja që krijohet nga lëvizjet e fundit politike të sauditëve.

Dje NY Times lajmëroi se sauditët kërcënuan Amerikën me tërheqjen e kapitalit që kanë në SHBA nëse deklasifikohen dosjet e 11 shtatorit.

28 faqe ende të klasifikuara mund të hedhin dritë mbi organizuesit e sulmit famëkeq.

Bush dhe Obama kurrë nuk kanë dashur t’i deklasifikojnë këto materiale, por brenda dy muajsh duhet të merret një vendim.

Hapja e SHBA-së me Iranin duket se ka ftohur marrëdhëniet mes amerikanëve dhe sauditëve.

Duket se politika e SHBA dhe Obamës është “shkarkimi” i aleatëve të vjetër dhe krijimi i aleancave të reja në Lindjen e Mesme.

Fakt është që aleatët sauditë kanë sjellë më shumë dëme se përfitime për SHBA-në.

Nëse sauditët kanë gisht në 11 shtatorin, pyetja është: Cili ka qenë motivi i tyre për të bërë këtë gjë?

Hapja e dosjeve mund të zbardhe edhe shkakun e vrasjes së Ahmad Shah Massoud, i vrarë dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit, nga dy persona tunizianë që shtireshin si gazetarë.

Një vrasje ende e pakuptueshme,

“Luani i Panjshirit”, shumë i dashur në Afganistan, ndoshta mund të ketë qenë ideuesi i sulmeve.

Ata që sulmuan Kullat Binjake e dinin që Bush do të sulmonte Afganistanin?

Fakt është që në sulmet e 11 shtatorit nuk kishte asnjë afgan.

Atëherë përse amerikanët vendosën të sulmon regjimin taleban?

Për Bin Ladenin?

E çuditshme pasi sheiku i terrorit në atë kohë gjendej në Pakistan, ku dhe u vra vite më vonë.

Por atëherë, përse kur Mullah Omari pranoi hipotezën e administratës Clinton për të vrarë Bin Ladenin, amerikanët u tërhoqën?

Ishte viti 1998, 3 vjet para atentatit.

Do të kishin kursyer mijëra jetë duke vrarë Bin Ladenin.

Por asgjë nuk ndodhi dhe tërheqja e Clinton nuk u argumentua.

Ndër të tjera, Bin Laden kishte humbur nënshtetësinë saudite në 1994, pasi ishte bërë një pikë referimi për islamizmin antisaudit.

Ishte bërë një peshë për sauditët, dhe duhej eleminuar.

Por si?

Ndoshta 28 faqet e raportit mbi 11 shtatorin mund të japin një përgjigje./ Il Giornale – TemA

Leave a Reply

Back to top button