Lifestyle

Si na ndihmoi izolimi për të njohur miqësitë fallco

Miqësia nuk bëhet vetëm nga daljet, ahengjet dhe aperitivët. Por edhe nga prania, videotelefonatat, ndarjet e gjërave. Edhe për së largu

Fillimi i emergjencës shëndetësore shënoi një ndryshim të thellë në zakonet tona të jetesës. Nëse është e vërtetë që, nga njëra anë, ne kemi hequr dorë nga shumë gjëra, është gjithashtu e vërtetë që izolimi na ka lejuar të hapim mendjen tonë për mundësi të reja, por gjithashtu na ka ndihmuar të shohim jetën nga këndvështrime të tjera.

Vizioni i marrëdhënieve që kemi ndërtuar gjatë viteve gjithashtu ka ndryshuar. Kush mbeti i vërtetë gjatë izolimit nga pandemia, pavarësisht nga distanca fizike? Bërja e llogaritjes së atyre që kanë mbetur dhe atyre që, tani që aperitivët dhe darkat janë anashkaluar, nuk janë dëgjuar më, mund të na ndihmojë të heqim qafe miqësi të rreme.

Por jo vetëm kaq, gjithashtu mund të na ndihmojë të kryejmë analizë vetiake të asaj që ndiejmë: kush na mungon me të vërtetë dhe kush na nevojitet? Përgjigjja e këtyre pyetjeve na lejon të njohim miqësitë e vërteta dhe t’i dallojmë ato, megjithatë, nga ato marrëdhënie që nuk na bënin të ndiheshim mirë.

Të kuptuarit e kësaj, në këtë moment historik, është mjaft e thjeshtë. Fakti i parë është prania ose mungesa e një mikeje në jetën tonë gjatë periudhës së karantinës. Nëse vetëm disa mesazhe sterile vijnë nga ky person dhe asnjë ftesë për të ndarë mendime, pozitive ose negative, atëherë ju tashmë keni përgjigjen: nuk ishte një miqësi e vërtetë. Sepse është e lehtë të dëgjohesh vetëm për të ndarë momente goliardike midis aperitivëve dhe mbrëmjeve në diskotekë, por pikërisht me praninë dhe interesin e gjendjeve shpirtërore, një person mund të na tregojë vërtet dashurinë e vet.

Edhe nëse nuk është e mundur të shihemi, miqësia bazohet në ndarjen e eksperiencave dhe mendimeve. Nëse një person që menduam se ishte mik ka pak dëshirë të krijojë momente të tilla, qoftë përmes mesazheve, telefonatave ose videotelefonatave, ndoshta nuk është aq i interesuar për ne.

Përkundrazi, ne mund të habitemi kur të gjejmë pranë vetes njerëz që mendonim se ishin përfundimisht jashtë jetës sonë. Sigurisht, mundësia që ai kontakt të ketë ndodhur vetëm nga vetmia është e besueshme. Sidoqoftë, mund të jetë një mënyrë interesante për të kuptuar nëse është apo jo, për të krijuar një marrëdhënie që, për një arsye ose një tjetër, ishte humbur.

Për pjesën tjetër, megjithatë, ne përpiqemi të përqendrohemi te njerëzit që kemi në krah. Për ata që, pavarësisht nga distancat dhe mungesa e përqafimeve, kurrë nuk kanë hequr dorë nga pzetjet se si ndihemi, për të dëgjuar gjendjet tona shpirtërore, të mirat dhe ato të këqija. Nga ana tjetër, të gjithë të tjerët mund t’i lëmë të shkojnë. Nuk kemi nevojë për to.

Back to top button
Close
Close