Kina ka zbuluar trenin më të shpejtë të pasagjerëve në botë, i cili do të udhëtojë deri në 350 kilometra në orë, duke e reduktuar në 30 minuta kohën e udhëtimit nga kryeqyteti kinez, Pekin, në Shangai.
Shërbimi i ri, i quajtur Fuxing, nisi në Pekin të enjten.
Megjithë kohën e zvogëluar të udhëtimit, ekspertët po ngrenë pyetje rreth përfitimeve ekonomike të projektit të ri.
“Qëllimi i rritjes së shpejtësisë është kryesisht simbolik,” tha për Al Jazeera Zhao Jian, profesor i ekonomisë dhe komentator.
“Treni është më i shpejti në botë, që nënkupton fuqinë e teknologjisë kineze të trenave dhe shkencës”, shtoi ai.
Sipas vlerësimeve nga think tanket ndërkombëtare, kushton 90 për qind më shumë për të ndërtuar linja për trenat që arrijnë 350 km / orë, se sa për ato që lejojnë një shpejtësi prej 250 km / h.
Gjashtë vjet më parë, ka pasur pyetje mbi të ardhmen e rrjetit pas një aksidenti hekurudhor të lartë të shkaktuar nga një dështim sinjalizimi që vrau 40 njerëz pranë qytetit të Uenzhou.
Ai aksident e shtyu vendin për të reduktuar limitin e shpejtësisë në 300 km / h.
Por, pas lançimit të së enjtes, qeveria e Kinës tani po kërkon të ndërtojë më shumë trena-plumba, si brenda dhe jashtë vendit.
“Askush nuk parashikoi se lidhja hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Pekinit dhe Shangait do të ishte fitimprurëse kur ajo të ndërtohej”, tha për Al Jazeera, profesor në Universitetin Pekin Jiaotong, Zhang Xiaodong. “Por pas një zhvillimi 7 deri 8 vjeçar, ai ka fitime, kështu që mund të funksionojë edhe në rajone të tjera pas 8 deri 10 vitesh”, shtoi ai. / Bota.al