Psikologji

Si të lëmë pas një dështim dhe të ringrihemi në këmbë

Do t'ju thonë se dështimi është gjëja më e keqe që mund t'ju ndodhë, por mos e besoni sepse është vetëm pikënisja

Përballuni me frikën e dështimit

Përkundrazi, mendoj se gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë është të mos veproni nga frika e dështimit. Frika është bllokimi ynë më i madh që na pengon të duam, jetojmë, njohim dhe mbi të gjitha të evoluojmë.

Nëse dështoni, do të thotë që keni provuar, se i keni dhënë vetes një shans për të realizuar ëndrrat tuaja, të shkoni përtej kufijve dhe frikës suaj.

Dhe atëherë nëse mendoni për këtë, frika është rezultat i kushtëzimit mendor që ne e kemi nga përvojat e jetuara dhe të transmetuara nga të tjerët. Frika na teston, është sfiduese që të na bëjë të kuptojmë nëse qëllimi ynë është me të vërtetë kaq i rëndësishëm për ne, për të provuar veten tonë se jemi shumë më të fortë se sa mendojmë, mundësi për të përballuar guximin tonë.

Pa frikë nuk ka guxim dhe pa kurajo nuk ka evolucion.

Jepini vlerën e duhur dështimit

Sigurisht që askujt nuk i pëlqen të dështojë dhe ndjenja e zhgënjimit që na lë pas nuk është e lehtë për t’u përballuar; duhet t’i japim vetes kohën e duhur për të analizuar dhe kuptuar se çfarë na shtyu të dështojmë, cila është pjesa jonë e përgjegjësisë, çfarë sinjali nuk kemi dëgjuar dhe çfarë kemi mundur të bënim dhe nuk e bëmë, ose nuk e kryem në mënyrën e duhur.

E gjithë kjo na ndihmon të shohim dështimin si një moment të ndërgjegjësimit dhe rritjes së re dhe t’i japim një vlerë të ndryshme nga thjesht çështja e vetëvlerësimit dhe e sigurisë në vetvete dhe në aftësitë tona.

“Vetëm ata që nuk bëjnë asgjë, nuk gabojnë ” thotë një fjalë e urtë dhe prej këtu ne fillojmë të ndalojmë së fajësuari veten dhe mësojmë mësimin që qëndron pas dështimit tonë, sepse nëse nuk mësojmë prej tij, do të ketë shkuar më kot dhe madje është dhe më zhgënjyes.

Mësoni të falni veten

Ne bëjmë gabime dhe dështojmë sepse nuk jemi të përsosur, sepse jemi njerëzorë, plot pasione dhe emocione nga të cilat nganjëherë e lëmë veten të udhëhiqemi në një mënyrë jo të kthjellët.

Ne mësojmë të falim dhe marrim barrën e gabimeve nga shpatullat tona, na lehtësojnë shpirtin nga pasiguritë dhe grindjet dhe nuk lejojnë që frika dhe pasiguria të na ndalojnë.

Ne jo gjithmonë kemi mjetet e duhura për t’u përballur me një situatë, ne menaxhojmë sa më mirë që mundemi dhe mund të ndodhë që të dështojmë; si dhe një prind i mirë i vetvetes, ne duhet ta kuptojmë, mësojmë, falim veten dhe, me vetëdije të re, t’i buzëqeshim jetës me krahë të hapur dhe të vazhdojmë udhëtimin. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button