Nga Alex Hughes
Pavarësisht nëse flitet për Elon Musk që ble një platformë të mediave sociale për 36 miliardë paund, për Jeff Bezos që bën pushime në hapësirë, apo për serialë të famshëm si “Succession” dhe “White Lotus” që na tregojnë luksin e tyre, super të pasurit nuk mund të kuptohet lehtë nga ne të tjerët.
Ata po studiohen prej vitesh, për të kuptuar më mirë psikologjinë dhe mentalitetin që qëndron pas mënyrës se si i ndërtuan perandoritë e tyre të mëdha. Atëherë, çfarë e bën dike një miliarder? Mentaliteti i fortë? Apo është aq e thjeshtë sa ngritja çdo ditë në orën 4 të mëngjesit?
Përveç mundësive të tyre financiare, njerëzit më të pasur në botë ndajnë kanë diçka të përbashkët:tiparet e personalitetit. “Ata janë shumë të aftë në kontrollin e emocioneve të tyre, si pozitive ashtu edhe negative. Ndaj priren të jenë më pak reagues emocionalisht ndaj botës përreth tyre”- thotë dr.Steve Loughman, psikolog social në Universitetin e Edinburgut, Skoci.
“Kjo mund të duket si një sjellje e ftohtë. Por fakti është se nuk priren të reagojnë si shumica e njerëzve. Po ashtu miliarderët priren të jenë të hapur ndaj përvojave të reja, gjë që i kundërvihet stereotip popullori, që e sheh miliarderin si një tip të izoluar dhe të mbyllur në vetvete”- shton ai.
Këto tipare të përbashkëta – kontrolli emocional dhe ekstroversioni – janë studiuar prej vitesh. Por më i spikatur ka qenë një studim të vitit të kaluar nga Paneli Socio-Ekonomik (SOEP). Studiuesit studiuan të dhënat nga testet e vërtetuara të personalitetit të mbi 20.000 individëve. Nga ky grupim, mbi 1.000 prej tyre ishin miliarderë. U pa se sa më e madhe të ishte pasuria e tyre, aq më të theksuara ishin këto tipare të personalitetit. Madje edhe në mesin e jo-miliarderëve por që kishin gjithsesi një pasuri të konsiderueshme. Nga ana tjetër, miliarderët janë rrallëherë tradicionalistë apo konformistë.
Ata janë në pararojë të risive, dhe për këtë mendoni pak për Elon Musk apo Jeff Bezos. Loughman thotë se kjo vjen e shoqëruar me një nivel të lartë vetëdije. “Ndërkaq, ata priren të mos bien shpesh dakord me të tjerët. Kjo nuk do të thotë se janë domosdoshmërisht të pasjellshëm. Përkundrazi, u shijon debati. Ata mund t’i sfidojnë njerëzit e tjerë, pa qenë nevoja që të pëlqehen”- nënvizon psikologu.
Milionerët e vetë-bërë mund të kenë të gjithë tipare të ngjashme. Por çfarë ndodh me ata që e trashëguan pasurinë e tyre? Ashtu si Roys tek “Succession”, tiparet e personalitetit mund të shfaqen në familje. “Personaliteti është pjesërisht i trashëgueshëm, ndaj tek gjitha këto tipare ka edhe komponentë gjenetikë”-shprehet Loughman.
Megjithatë, trashëgimia e pasurisë nuk një shëtitje në park. Sepse ka jo pak efekte psikologjike. “Në psikologji, ekziston një çrregullim i njohur si Sindroma e Pasurimit të Papritur. Pesha e pritshmërisë që vjen me përfitimin e një pasurie të madhe, mund ta ndryshojë psikologjinë e njerëzve në kahje që nuk janë shumë të dëshirueshme.
Kjo nuk ndodh vetëm tek njerëzit që e trashëgojnë gjendjen e tyre financiare, por edhe tek ata që fitojnë shuma të mëdha parash në lloftari, apo tek ata pak që patën fat dhe u pasuruan gjatë rritjes së vlerës së kriptomonedhave’- deklaron Loughman.
Në një rast të tillë humbet ndjenja e së drejtës dhe së gabuarës, e kombinuar me mungesën e motivimit, ndjenjës së fajit dhe izolimit. “Disa njerëz të pasur mendojnë se rregullat nuk vlejnë në për ta, sepse në shumë raste ato nuk zbatohen. Unë kam klientë që udhëtojnë kudo nëpër botë, dhe nuk kalojnë procedurën e kontrollit të pasaportave, por kalojnë në seksionin e avionëve privatë”- thotë Klej Kokrell, një psikoterapist, klientët e të cilit janë jashtëzakonisht të pasur.
Ai shton se shumë prej atyre që nuk kanë punuar për paratë që kanë aktualisht, mund të humbasin ambicien, dhe në fund nuk ndjejnë nevojën për të punuar për arritjen e ndonjë qëllimi. Pasi fitohet pasuria, qoftë përmes familjes apo punës së një individi, zhduken një sërë pengesash.
Por nëse pasurimi e largon stresin e mungesën së parave, a sjell lumturi në jetën e njeriut? Një studim i cituar shpesh, thekson se kjo është e vërtetë, por deri në një pikë. Sipas një studimi nga fituesi i Çmimit Nobel, Angus Deaton, nëse i kaloni 75.000 dollarë të ardhura në vit, nuk ka ndonjë rritje të madhe të lumturisë.
Por kërkimet që nga ajo kohë kanë sugjeruar të kundërtën. Ekonomisti Justin Wolfers argumenton se para-lumturi është një marrëdhënie e gjatë lineare. “Një shtesë prej 10 paund në orë është shumë nëse jeni duke fituar vetëm 5 paund në orë, por nuk është aq e madhe nëse fitoni 100 paund në orë”- thotë Loughman.
Kjo do të thotë se miliarderët kanë nevojë për shumë më tepër shtim të pasurisë, për të përjetuar shtim të ndjenjës së lumturisë. Kokrell thotë:”Tek miliarderët ekziston një ndjenjë e mos-ngopjes asnjëherë. Po ku është kufiri? Për shumë prej tyre, ai vjen me ndjenja faji, izolimi dhe humbje të vetëvlerësimit. Klientët me të cilët bisedoj ndihen fajtorë kur nuk janë të lumtur. Nëse i keni të gjitha këto para, lumturia duhet të jetë e garantuar apo jo? Por paratë nuk i zgjidhin të gjitha problemet tuaja, ato thjesht i bëjnë më të lehta disa gjëra”.
Të lumtur ose jo me pasurinë tuaj, paratë kanë potencialin të ndërtojnë të prishin busullën morale të dikujt. Pra, a janë të pasurit të moralshëm? Nuk jemi të sigurt për këtë gjë. Loughman thotë se shumë kërkime tregojnë se super të pasurit janë bujarë në aspektin e bërjes bamirësi. Por shumë studime të tjera që tregojnë të kundërtën. Studiues si Michael Krauss argumentojnë se ka pasur një rënie të madhe të ndjeshmërisë tek shtresa e super të pasurve.
Studimet e tij tregojnë se popullata më e pasur, e ka të vështirë të kuptojë emocionet e të tjerëve, dhe të shfaqë ndjeshmëri ndaj grupeve jashtë rretheve të tyre. Por ndoshta nuk janë paratë, ato që e ndryshojnë moralin e ultra të pasurve. Me shumë gjasa është pushteti që kanë. Tek e fundit, aty ku ka para, ka zakonisht pushtet, dhe mënyra se si njerëzit e përdorin atë flet shumë për moralin e tyre. / “Science Focus” – Bota.al