Bota

Si u bë globale lufta e ISIS-it

isis

Nga Ewan McKirdy

Ndërsa bota është tronditur nga mizoria më e fundit e kryer nga ISIS-it, ka jo pak shqetësime rreth ambicieve të zgjeruara të grupit xhihadist për fushatën e tij të terrorit. Vetëm një ditë para se sulmet e shumta me armë automatike dhe bomba në kryeqytetin francez, të shkatonin pothuajse 500 të vdekur e të plagosur nga të gjitha sferat e jetës, presidenti amerikan Barak Obama u shpreh se strategjia e SHBA-së kundër grupit xhihadist e kishte “përmbajtur” ISIS-in, por nuk kishte arritur ende që t’ia “priste kokën” udhëheqjes së grupit.

Megjithatë Shteti Islamik, ruan një kapacitet të rëndësishëm për të shkaktuar masakra të mëdha jashtë vendit. Teksa avionët francezë kanë filluar të bombardojnë fortesën siriane të grupit xhihadist në Raka, cilat janë ngjarjet kryesore që e kanë bërë ISIS-in të arrijë dhe shkaktojë sulmin më vdekjeprurës, që Franca kishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore?

Beiruti

Dy kamikazë shpërthyen në qytetin-port të Bejrutit të enjten e shkuar, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 43 pesonave dhe plagosur 239 të tjerë. Një nga kamikazët që i mbijetoi sulmit, u tha hetuesve se ishte rekrutuar nga ISIS-i, tha një burim i sigurisë libaneze. Shteti Islamik madje nuk ngurroi të marrë përgjegjësinë mbi sulmin, përmes një deklaratë të postuar në mediat sociale. Shërbimi I fshehtë libanez  beson se bombarduesit mund të jenë pjesë e një celule të dërguar në Bejrut nga lidershipi i ISIS, tha burimi, por hetuesit po punojnë ende për të verifikuar pretendimin e të dyshuarit të mbijetuar. Tre sulmuesit e tjerë, mbetën të vrarë gjatë shpërthimeve.

Sulmet në Turqi

Muajin e kaluar, të paktën 95 persona mbetën të vrarë në 2 shpërthime në kryeqytetin e Turqisë, Ankara,  gjatë një tubim paqësor pranë stacionit të trenit. Rreth 14.000 njerëz merrnin pjesë në atë manifestim. Besohet se ishin dy sulmuesit vetëvrasës që shkaktuan shpërthimet, dhe dyshimi ra menjëherë si tek grupit terrorist ISIS, ashtu dhe tek separatistët kurdë.

Sulmi mund të ketë qenë një hakmarrje, për ndryshimin kohët e fundit të qëndrimit të Turqisë ndaj Shtetit Islamik – pak para sulmeve të veta, e kishte lejuar SHBA-në të ndërmerrte sulme ndaj ISIS-it nga baza ajrore turke e Inçirlikut në Turqinë jugore.

Tre muaj para sulmit të Ankarasë, 31 njerëz mbetën të vdekur pas një sulmi terrorist në qytetin kufitar turk, Suruç – përsëri në shënjestër një demonstratë. Prokurorët turq, identifikuan një nga sulmuesit në sulmin e tetorit, dhe sipas disa raporteve në media, duke përfshirë CNN Turk, thuhet se terroristi, Junus Emre Alagoz, ishte vëllai i Abdurrahman Seyh Alagoz, njeriu që mendohet se kreu më herët sulmin në Suruç. ISIS-i nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga dy masakrat në Turqi

Rrëzimi i avionit rus në Egjipt

Përfshirja kohët e fundit e Rusisë në luftën kundër ISIS-it, ka përshkallëzuar mesa duket reagimin e grupit terrorist. Së bashku me rrëzimin e avionit rus në Gadishullin e Sinait në Egjipt, ku mbetën të vdekur të gjithë 224 personat që ndodheshin në bord, sulmet e fundit në Liban dhe Francë sugjerojnë se xhihadistët janë hedhur në një ofensivë në shkallë të gjerë. Ndërsa ai sulm nuk u verifikua se kishte përgjegjësinë e ISIS-it, disa zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan, sigurisë ushtarake dhe kombëtare thanë për CNN se kishin një bindje në rritje, se edhe rrëzimi i avionit rus qe një vepër e terroristëve. Një zyrtar tha se ishte “99,9 përqind e sigurtë”. Një tjetër mendon se “është e mundur”.

Refugjatët

Njoftimi se të paktën njëri prej terroristëve, që vranë më shumë se 120 njerëz të premten në Paris, hyri në Evropë si refugjat, ka të ngjarë të ndezë debatin mbi sigurisë se çfarë duhet të bëhet me ta -terroristi, rezulton të jetë rregjistruar si mbajtësi i një pasaporte të falsifikuar, teksa u lejua të hyjë në Greqi në datën 3 tetor.  Prej aty ai u shpërngul në Maqedoni, pastaj në Serbi dhe Kroaci, ku u regjistrua në kampin e refugjatëve të Opatovacit. Përfundimisht, ai shkroi në Paris, ku ai ishte një nga tre personat që shpërtheu veten në Stade de France.

Problemi i ISIS-it në Belgjikë

Dy nga ata që sulmuan në Paris të premten u identifikuan si qytetarë francezë, të cilët jetonin në qarkun Molenbeek të kryeqytetit belg, i tha CNN të djelën zëdhënësi i prokurorit federal belg, Zhan-Paskal Toro. “Shtatë persona janë arrestuar lidhur me sulmet në Paris” tha ai.

Zhvillimet kanë nxjerrë në pah në kërcënimin që vjen nga rrjetet xhihadiste në Belgjikë, një vend që, sipas një analize, ka eksportuar më shumë xhihadistët për frymë në konfliktet në Siri dhe Irak, se çdo komb tjetër të Evropës Perëndimore. Gjithësesi, autoritetet atje kanë bërë përparime. Në fillim të këtij viti, u shkatërrua një celulë terroriste që ishte në prag të kryerjes së një sulmi, duke vrarë dy prej tyre dhe një tjetër që mbeti i plagosur u arrestua.

Disa anëtarë të celulës kishin udhëtuar për në Siri, dhe takuar me përfaqësues të ISIS-it, që përgatitën më pas sulmet si hakmarrje për sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri dhe Irak, tha asokohe për CNN një zyrtar i lartë i kundërterrorizmit. Në gusht, dy ushtarakë amerikanë parandaluan një masakër nga një terrorist në një tren në Belgjikë që ishte drejtuar për në Francë. Sulmuesi, një shtetas maroken, ishte në radarin e agjencive evropiane kundër terrorizmit për pikëpamjet e tij radikale xhihadiste, tha një zyrtar.

Brenda komplotit të ISIS për të sulmuar zemrën e Evropës

Megjithatë, përpjekjet e koalicionit për të shkatërruar kapacitetet e ISIS-it, nuk kanë qenë krejtësisht të pasuksesshme. Abu Nabil, një operativ iraken i Al-Kaedas, gjeti vdekjen gjatë një sulmi ajror para sulmeve terroriste në Paris, tha Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Peter Kuk. Ai tha se vdekja e Nabil do të degradojë aftësinë e ISIS për të rekrutuar anëtarë të rinj në Libi, krijimit të një baze të qëndrueshme atje, dhe planifikimit të sulmeve mbi Shtetet e Bashkuara.

Xhihadisti Xhon

Ekzekutuesi famëkeq dhe i maskuar britanik, i cili me sa duket është shfaqur në një numër videosh tmerrshme me robër të cilëve iu priste kokat, më gjasa është vrarë gjatë një sulmi me dron nga forcat amerikane në fillim të këtij muaji. Ndërsa nuk ka mbajtur ndonjë pozicion të dukshëm në strukturën drejtuese të ISIS-it, ai ishte një objektiv i rëndësishëm, për shkak të aftësive së tij propagandistike. “Ne kemi dyshime të arsyeshme se e kemi eleminuar objektivin tone, që ishte Xhihadisti Xhon”- tha koloneli i ushtrisë së SHBA, Stiven Uoren të premten e shkuar. “Ky djalosh ishtë një njeri kafshë, dhe duke e vrarë atë ndoshta e kemi bërë botën një vend pak më të mirë”.

Bashkëpunim Rusi-SHBA?

Një nga pasojat e ngjarjes së fundit, mund të jetë një rritje e shpejtë e bashkëpunimit global, në një përpjekje për të shpëtuar Lindjen e Mesme nga goditja e ISIS-it. Obama u takua me presidentin rus Vladimir Putin, në kuadër të samitit të G20 në Turqi fundjavën që kaloi, dhe thuhet se ka arritur një marrëveshje jozyrtare për domosdoshmërinë e një armëpushimi, dhe për një qeveri kalimtare në Siri për të luftuar në mënyrë efektive kërcënimin.

“CNN”

Sjellë në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button