Bota

Sikleti i Uashingtonit, i ndarë mes aleatit të vjetër dhe aleatit të ri

Uashingtoni e di mirë që epoka e marrëveshjeve Sykes-Picot, me të cilën gjatë Luftës së Parë Botërore, Britania e Madhe dhe Franca kishin ribërë hartën e Lindjes së Mesme, ka marrë fund. Arabia dhe Irani po sfidohen mes tyre për dominimin rajonal, me një luftë mes sunitëve dhe shiitëve që zhvillohet në disa fronte: Siri dhe Irak, por edhe Jemen, Liban dhe vende të tjerë. Teherani mbështet Assadin edhe përmes Hezbollahut, dhe sunitët e Gjirit janë përgjigjur edhe përmes ISIS-it, ku Turqia ka mbyllur njërin sy

Screen Shot 2016-01-04 at 6.33.34 PM

Sikleti, por mund të themi edhe pakënaqësia e Shteteve të Bashkuara për ekzekutimet në Arabinë Saudite, janë eksplicite për dy arsye: e para, ekzekutimet me prerje koke në Riad anulojnë kritikat për mungesë qytetërimit që i drejtohen ISIS-it, dhe konfirmojnë dyshimet se bëhet fjalë për të njëjtën lloj kulture në veprim; së dyti, vrasja e imamit shiit Al Nimr vë në rrezik të gjithë arkitekturën diplomatike dhe strategjike, me të cilën Uashingtoni po përpiqet të rivendosë stabilitetin në rajon, duke filluar nga negociata mbi Sirinë, që drejtohet prej të dërguarit të OKB-së, Staffan de Mistura, që teorikisht duhet të rifillojë në 25 janar në Gjenevë.

Lufta për naftën

Marrëdhëniet zyrtare paraqesin një hap përpara, në krahasim me maturinë e përdorur deri më sot nga SHBA. Amerika nuk e kishte kritikuar publikisht Arabinë Saudite për rastin Nimr, pikërisht për të mos shkaktuar acarime, me shpresën që presioni në mënyrë private do të mjaftonte. Por, ashtu si ka ndodhur tashmë për luftën mbi çmimin e naftës, që Riadi e lë të bjerë, me objektivin për të gjunjëzuar naftën e shtresave argjilore në Amerikë, mbretëria vahabite ka vendosur të mos dëgjojë. Kështu, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, ka zgjedhur të thejë akullin: “Më parë, kishim shprehur shqetësimin tonë në lidhje me procesin ligjor në Arabi, duke e ngritur çështjen në nivelet më të lartë të qeverisë. Tani ripohojmë shqetësimet tek autoritetet saudite, që ata të respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e nejriut”. Një ton i ngjashëm me atë të zgjedhur nga Ben Rhodes, zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare në i Shtëpisë së Bardhë: “Bëjmë thirrje për të shfaqur moderim në frontin e respektimit të të drejtave të njeriut”. Përkthimi nga gjuha diplomatike është i qartë: bëhet e vështirë të akuzosh ISIS-in për mungesë qytetërimi dhe mizori, kur pastaj aleati ynë kyç në rajon përdor të njëjtat metoda. Jo rastësisht, në faqen e internetit të Liderit suprem iranian, Khamenei, janë shfaqur pamjet e ekzekutimeve të kryer prej Kalifit dhe ato të kryer në Riad, me diçiturën: “Ku është dallimi?” E gjithë kjo për të konfirmuar dyshimet se ISIS, në të vërtetë është krijuar pikërisht nga Arabia Saudite, si instrument në një larje hesapesh epokale, mes sunitëve dhe shiitëve.

Edhe pjesa e dytë e deklaratës së Kirbyt dhe Rhodesit është shumë domethënëse. “Jemi veçanërisht të shqetësuar – ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit – se ekzekutimi i Nimr do të përkeqësojë tensionet sektare, në një moment kur ka nevojë urgjente për t’i zvogëluar. Përsërisim nevojën që udhëheqësit rajonalë të dyfishojnë përpjekjet për qetësim”. Edhe më i qartë ka qenë kolegu i Shtëpisë së Bardhë: “Duam të shohim që Arabia Saudite të reduktojë tensionet në rajon”.

Marrëveshjet Sykes-Picot

Uashingtoni e di mirë që epoka e marrëveshjeve Sykes-Picot, me të cilën gjatë Luftës së Parë Botërore, Britania e Madhe dhe Franca kishin ribërë hartën e Lindjes së Mesme, ka marrë fund. Arabia dhe Irani po sfidohen mes tyre për dominimin rajonal, me një luftë mes sunitëve dhe shiitëve që zhvillohet në disa fronte: Siri dhe Irak, por edhe Jemen, Liban dhe vende të tjerë. Teherani mbështet Assadin edhe përmes Hezbollahut, dhe sunitët e Gjirit janë përgjigjur edhe përmes ISIS-it, ku Turqia ka mbyllur njërin sy.

Kaosi iraken, që i ka lejuar Kalifatit të zgjerohet në territorin e tij, buron pikërisht nga politika miope e ish kryeministrit shiit, al Maliki, aleat i Iranit, i cili i la mënjanë sunitët në rajonin e tyre të Anbarit. Obama shpresoi se marrëveshja bërthamore me Iranin do të shërbente në favor të një rikompozimi, dhe ndoshta nisjen e një dialogu me Arabinë, për të ripërcaktuar influencat rajonale, duke nisur prej bisedimeve për Sirinë, që do të nisin në 25 janar. Por ata që duan kaosin, po kërkojnë ofensivën, me qëllim që të hedhin gjithçka në erë.

La Stampa – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button