Gruaja e parë dhe e tretë e Presidentit Trump mbetën të mbërthyera në një luftë për titullin e “zonjës së parë”, pas Ivana Trump tha në një intervistë se ajo dhe ish bashkëshorti Donald janë ende shumë të afërt dhe se flasin një herë në dy javë.
Biznesmenia çeko-amerikane tha se ajo ka një linjë të drejtpërdrejtë me presidentin – megjithëse ajo e përdor atë me masë, për shkak se nuk dëshiron të shqetësojë gruan e tanishme të presidentit, Melania. “Unë nuk dua të shkaktoj asnjë lloj xhelozie apo diçka të tillë, sepse unë jam gruaja e parë Trump, unë jam zonja e parë, në rregull?” tha Trump, 68 vjeçe, e cila ka tre fëmijë me presidentin – Donald Jr ., Ivanka dhe Eric.
Në një deklaratë të rrallë publike, Melania Trump iu kthye komenteve të Ivanas, duke i quajtur “zhurmë që kërkon vëmendje dhe që i shërben vetvetes”. Zëdhënësja e saj shtoi: “Znj. Trump e ka bërë Shtëpinë e Bardhë një shtëpi për Barron dhe presidentin … dhe është e nderuar nga roli i saj si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara”. / Bota.al