Horizonti.al

Simbolet paganë dhe kuptimet e tyre

screen-shot-2016-11-11-at-15-54-34

Pesëcepëshi

Ylli në këtë simbol përdoret për të paraqitur katër elementë e tokës, ajrit, ujit dhe zjarrit, plus shpirtin. Përreth tyre vendoset një rreth për të simbolizuar lidhjen dhe marrëdhënien reciproke mes të gjithëve. Pesëcepëshi ndonjëherë përdoret në altarë dhe në punët magjike për të simbolizuar elementin e Tokës.

screen-shot-2016-11-11-at-15-57-38

Hëna e trefishtë

Simboli i Hënës së trefishtë paraqet tre fazat e Hënës. Në disa tradita ky simbol njihet edhe si prëndesha e trefishtë dhe përdoret për të shfaqur tre fazat e femrave – virgjërinë, mëmësinë dhe plakjen.

Gjysmëhëna e parë simbolizon jetën e re, dhe fillimin e ri. Rrethi në mes përfaqëson hënën e plotë, kur magjia është në momentin e vet më të fuqishëm. Dhe në fund, gjysmëhëna e dytë paraqet Hënën gjatë periudhës së saj të zbehjes. Kjo kohë e fazave të Hënës është ajo që konsiderohet më e mira për të larguar gjërat, për t’i hequr nga jeta juaj ose për t’u dhënë fund gjërave.

screen-shot-2016-11-11-at-16-02-03

Syri i Horusit

Syri i Horusit është një simbol i lashtë egjiptian që shpesh herë përdoret për mbrojtje. Simboli njihet edhe si Uadjet. Syri i Horusit besohet nga shumëkush, se ka fuqi shëruese dhe mbrojtëse, si dhe aftësi për të dëbuar shpirtërat e këqinj. Për shkak të kësaj, shpesh herë përdoret për të dekoruar sende që përdoren për mbrojtje.

screen-shot-2016-11-11-at-16-03-41

Ankh

Ky hieroglif i lashtë egjiptian nënkupton jetën ose të jetuarin. Me kalimin e kohës, ankhi ka simbolizuar jetën e përjetshme dhe pavdekësinë për njerëz nga shumë fusha të jetës. Ky simbol është zgjedhur gjithashtu nga disa që duan të tregojnë se kanë besim spiritual dhe jo fetar. Ankhi njihet edhe si kryqi egjiptian, ose me emrin e tij latin, crux ansata, që përkthehet në “kryqi me dorezë”.

screen-shot-2016-11-11-at-16-05-35

Rrota e Hectates

Simboli i rrotës së Hectates përdoret për të paraqitur tre aspektet e perëndeshës: virgjërinë, mëmësinë dhe plakjen. Hectate është një perëndeshë në fenë dhe mitologjinë greke, e lidhur me kryqëzimet, hyrjet, hënën, magjinë, barërat, nekromancinë. Rrota përdoret për të simbolizuar fuqinë e dijes dhe jetën dhe ajo është një simbol popullor i traditave feministe.

screen-shot-2016-11-11-at-16-08-06

Triquetra

Triquetra është përdorur për një kohë të gjatë si trinia e shenjtë por ajo ka lindur para kristianizmit dhe përdorimit si e tillë. Ky simbol është gjetur në shkrimet e nordikëve dhe keltëve si dhe në monedhat gjermanike dhe runat suedeze, që në shekullin 11. Disa tradita moderne e përdorin për të paraqitur lidhjen mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Në traditat pagane me bazë kelte, përdoret shpesh si simbol i tre mbretërive të tokës, detit dhe qiellit. Në të kaluarën ka patur spekulime se triquetra është një simbol i perëndeshës së trefishtë apo ka qenë përdorur si simbol kelt për spiritualizmin femëror, ndonëse nuk janë gjetur prova bindëse për këtë.

screen-shot-2016-11-11-at-16-14-32

Septogrami

Septogrami  përdoret në disa tradita faerie por është i lidhur edhe me magjinë.

Shtata është një numër i pranishëm në shumë tradita pagane dhe ky simbol ylli mund të përdoret për të paraqitur seri të ndryshme me nga shtatë gjëra në varësi të besimit apo traditës së personit. Këto përfshijnë:

Shtatë Plejadat (yjet)

Shtatë ditët e javës

Shtatë chakrat kryesore të Hinduve

Shtatë planetët klasikë (Dielli, Hëna, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni)

Shtatë notat në një shkallë muzikore

Shtatë këshillat (ekuilibër, harmoni, përulësi, mësim, rimishërim, tolerancë dhe besim)

Shtatë elementët (toka, ajri, zjarri, uji, lartë, poshtë dhe brenda)

Numri Tre zakonisht konsiderohet i lidhur me qiellin dhe mbretëritë e sipërme ndërkohë që numri katër lidhet me tokën. 3+4=7 që do të thoë që toka dhe qielli bashkohen si  një e tërë.

screen-shot-2016-11-11-at-16-10-23

Triskelioni

Triskelioni konsiderohet përgjithësisht si një krijim kelt por është gjetur edhe në shkrimet budiste. Simboli ka gjithmonë një formë të përsëritur tre herë. Triskelionet mund të gjenden në gjithë botën, për shembull: të skalitur në shumë gurë të Neolitit në Irlandë dhe Europën Perëndimore, në simbolin për ishullin e Sicilisë dhe në kartëmonedhat e Ishullit të Njeriut. Disa tradita kelte e përdorin për të paraqitur mbretëritë e tokës, detit dhe qiellit.

screen-shot-2016-11-11-at-16-16-51

Perëndesha spirale

Ky simbol, i përdorur shpesh nga Uikanët përdoret si shenjë e jetës. Spiralja përfaqëson ciklin e vazhdueshëm të jetës, vdekjes dhe rilindjes. Vija spirale mund të shihet si një rrugë e vazhdueshme e jetës dhe është gjetur nëpër histori, që në kohët e Paleolitit, kur skaliteshin në varre. Spiralet gjenden edhe në shumë rrethana në natyrë, për shembull: galaksitë, guackat e detit.

screen-shot-2016-11-11-at-16-19-18

Labirinti

Ndryshe nga një gjëzë, në një labirint nuk mund të humbasësh. Pavarësisht kthesave të shumta që mund të shfaqen, ka vetëmm një rrugë hyrje dhe një rrugë dalje. I njëjti model shihet në jetë, pasi cilido të jetë një person, cilado qoftë familja ku ka lindur dhe cilado qoftë jeta që bën, ka vetëm një rrugë për të ardhur në botë dhe vetëm një për të ikur. Për këtë arsye labirinti është ndonjëherë simbol i lindjes dhe vdekjes. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button