Kuriozitete

Sindroma X / Vajza që nuk rritej dhe “tronditja” e doktorëve

Screen Shot 2015-04-28 at 11.59.09

Rreth kohës kur Brooke Greenberg ndërroi jetë në moshën 20 vjeçare, ajo nuk kishte mësuar kurrë të fliste dhe duhej të shtyhej në një karrocë. Edhe pse ajo po rritej në moshë, trupi i saj refuzonte të rritej. Në kohën e vdekjes së saj, kapaciteti mendor i Brook-ut ishte ai i një fëmije, që sa ka filluar të ecë. Ajo ishte ende në përmasat e një bebeje.

Shkencëtarët dhe doktorët janë akoma të paaftë të dalin me një shpjegim për gjendjen mjekësore të Brooke. Brooke ishte një foshnje “mrekulli” qysh nga lindja. Ajo u mbijetoi disa ulçerave të stomakut dhe një infarkti. Ajo gjithashtu ia doli një tumori në tru, që i shkaktoi asaj të flinte për dy javë. Kur më në fund u zgjua, tumori ishte larguar. Doktorët u shastisën.

Mënyra sesi zhvillohej trupi i Brook-ut gjatë viteve ishte gjithashtu shumë i çuditshëm. Në moshën 16 vjeçare, ajo akoma nuk i kishte humbur dhëmbët e foshnjërisë, por kockat e saj mendohej të ishin të njëjtat, si ato kur ishte 10 vjeçe (përveçse në masë, sigurisht). Floku i saj dhe thonjtë e gishtave të dorës vazhdonin të rriteshin normalisht. Ajo ishte në gjendje të njihte vëllezërit e motrat e saj dhe të shprehte lumturi.

Një ekspert mjekësor në pension nga Universiteti i Shkollës Mjekësore të Floridës, Richard F. Walker, e ka bërë misionin e jetës së tij të gjejë çfarë e shkakton këtë mister mjekësor të njohur si Sindroma X. Ai është duke studiuar gjithashtu shkaqe të ngjashme duke përfshirë një vajzë të re prej tetë vjeçësh e cila peshon 5 kg (11lb) dhe një 29 vjeçare, trupi i të cilës ngjason me atë të një djali paraadoleshent. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button