Një grua 82-vjeçare pësoi një goditje celebrale, dhe pasi e rimori veten pas rreth 6 javësh, ajo tha se krahu i saj të majtë nuk ishte i veti. Në vend të kësaj, ajoqe e bindur se ajo gjymtyrë i përkiste vëllait të saj, i cili kishte qenë me të kur përjetoi goditjen. E moshuara ndjente sikur krahu nuk donte të bënte atë që ajo dëshironte. Ky ishte një rast i sindromit të dorës së huaj, një çrregullim i rrallë neurologjik ku gjymtyra e një personi lëviz pa kontrollin e tij, duke i bërë ata të mendojnë se ajo nuk u përket atyre.
Nganjëherë, pacienti mund të arrijë të kapë objektet me dorën e huaj, dhe të përdorë dorën e vet të shëndetshme për të kufizuar dorën tjetër nga lëvizjet e pakontrolluara. Kjo gjendje mund të shkaktohet kur lidhjet midis dy hemisferat të trurit ndërpriten, por kjo mund të ndodhë edhe pas një goditje apo ndonjë dëmtimi tjetër të trurit. Janë raportuar vetëm disa dhjetra raste të sindromës së dorës së huaj./bota.al