Horizonti.al

Sindromi i Jeruzalemit: Disa njerëz zhvillojnë iluzionet fetare, kur vizitojnë qytetin e shenjtë.

Screen Shot 2016-03-08 at 09.40.54Një qytetar gjerman në gjendje normale, shkoi në Jeruzalem për të studiuar judaizmin, në kërkim të fesë së ”vërtetë”. Por ai përfundoi duke pasur një episod psikotik në Kishën e Varrit të Shenjtë, e ndërtuar në vendin ku Jezusi mendohet se ka qenë kryqëzuar dhe varrosur.

Sipas studiuesve, ky njeri mund të ketë vuajtur nga sindromi i Jeruzalemit, një fenomen në të cilin vizitorët në qytetin e shenjtë, zhvillojnë iluzionet fetare dhe idetë psikotike.

Psikiatrit izraelitë bënë me dije në vitin 2000 se 1.200 turistë ishte pranuar në Qendrën e Shëndetit Mendor “Kfar Shaul”, me probleme të rënda të sindromit të Jeruzalemit dhe ide psikotike”, midis viteve 1980-1993. Por të tjerë e kanë kritikuar studimin, sepse ai nuk arriti të përmendte asgjë në lidhje me personat që janë më të rrezikuar për të rënë në këtë gjendje, dhe si të parandalohet ajo./bota.al

Leave a Reply

Back to top button