Një 57-vjeçar Indian, u ankua tek mjeku se 4 herë gjatë dy viteve të fundit ishte zgjuar nga gjumi nga një zhurmë e madhe në anën e djathtë të kokës së tij, të cilat ai e përshkroi “shpërthimet në kokën time”. Në fakt, kjo është një situatë e vërtetë, e njohur si sindromi i shpërthimeve në kokë. Njerëzit me këtë problem të rrallë, perceptojnë një zhurmë të lartë, si shpërthimet e bombës, të shtënën e një arme zjarri, apo ndonjë zhurmë tjetër shurdhuese që duket se e kanë origjinën brenda kokës së tyre.
Por kjo nuk shkakton asnjë dhimbje, ënjtje ose siklete të tjera fizike. Ekspertët nuk e dinë ende se çfarë e shkakton atë, por stresi dhe lodhja duket se luajnë një rol. Nuk dihet se sa i zakonshëm është ky çrregullim, por disa studime sugjerojnë se kjo mund të jetë e zakonshme në mesin e studentëve të universitetit./bota.al