Bota

S’ka më shans për paqe

Trumpi mund të bashkohet me Putinin për të vendosur fatin e Ukrainës. Dhe pikërisht këtë gjë rekomandon Henry Kissingeri. Pjesërisht për shkak se ai e sheh Kinën si rrezik më të madh ndaj interesave të SHBA (dhe pjesërisht sepse ai është i përfshirë me shumë kompani energjetike amerikane që po humbasin para si rezultat i tensioneve SHBA-Rusi), i madhi i diplomacisë, sipas tabloidit gjerman Bild, e ka këshilluar Trumpin që të lëshojë në lidhje me Krimenë dhe Donbasin, si dhe të shfuqizojë sanksionet kundër Rusisë

Tani që në Shtëpinë e Bardhë është futur një admirues i Rusisë, Ukraina ka humbur të gjithë shpresën për një zgjidhje paqësore të luftës në lindje, shkruan Igor Vitovych në “Ukrayina Moloda”. Pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë në vitin 2014, ajo dërgoi trupa të maskuar si vullnetarë për të ndihmuar luftëtarët separatistë në rajonin e Donbasit; dhe pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të arritur një marrëveshje paqeje, lufta në Donbas vazhdon. Presidenti Obama nuk e ka pranuar asnjëherë pretendimin e Rusisë për Krimenë, dhe vazhdimisht i bëri thirrje Moskës që të largonte trupat nga Ukraina lindore; por tani, Trumpi mund të bashkohet me Putinin për të vendosur fatin e Ukrainës. Dhe pikërisht këtë gjë rekomandon Henry Kissingeri. Pjesërisht për shkak se ai e sheh Kinën si rrezik më të madh ndaj interesave të SHBA (dhe pjesërisht sepse ai është i përfshirë me shumë kompani energjetike amerikane që po humbasin para si rezultat i tensioneve SHBA-Rusi), i madhi i diplomacisë, sipas tabloidit gjerman Bild, e ka këshilluar Trumpin që të lëshojë në lidhje me Krimenë dhe Donbasin, si dhe të shfuqizojë sanksionet kundër Rusisë.

Shkurt, ndonëse Ukraina ka ende miq në Kongresin amerikan, ata nuk do të jenë në gjendje të frenojnë Trumpin. Aleati ynë më i rëndësishëm, Amerika do të na humbasë – bashkë me Donbasin. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button