Bota

Skandali i emaileve, Hilari rrezikon ndjekjen penale

Screen Shot 2015-07-24 at 13.09.59Lajmi është bërë i ditur nga Nju Jork Tajms: Hilari Klintoni rrezikon ndjekjen penale, për skandalin e email-gate. Dy inspektorë të përgjithshëm kanë kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë që të hapë një hetim për t’u siguruar nëse disa informacione të ndjeshme të qeverisë, janë përzierë në një farë mënyre, me llogarinë personale të ish Sekretares së Shtetit. Që më herët inspektorët kishin ngritur këtë problem, pra që llogaria private e Klintonit ka patur “qindra emaile të rezervuar”.

Nuk është ende e qartë nëse informacionet në emaile janë shenjuar si sekrete nga Departamenti i Shtetit kur i ka marrë Klintoni, e cila ka saktësuar prej kohësh se nuk ka marrë kurrë informacione të rezervuar në llogarinë e saj personale. Ajo ka thënë gjithmonë se e ka përdorur llogarinë pasi ka qenë më e volitshme, por rivalët politikë këmbëngulin se e ka bërë për t’u mbrojtur nga kontrollet e Ligjit për Lirinë e Informacionit dhe nga Kongresi. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button