Bota

Skena apokaliptike: “Eshtë sikur dikush me korrëse bari, nga qielli i ka hyrë ishullit…”

Skena apokaliptike të ndërtesave të rrafshuara dhe aeroporteve të shkatërruara u shfaqën nga ishujt e njëpasnjëshëm të Karaibeve të shkatërruar nga Uragani Irma, pasi stuhia vdekjeprurëse e gjeti Haitin të pambrojtur të enjten, dhe një tjetër stuhi e fuqishme, Hurricane Jose, mbërriti menjëherë pas saj.

Rreth 95 për qind e ishujve të vegjël të Barbudës dhe Shën Martinit kanë pësuar dëme ose janë shkatërruar plotësisht, thanë zyrtarët. Fotot dhe videot e frikshme nga St Martin dhe St Barthelemy, të njohur gjithashtu si Shën Bartsi, shfaqnin ndërtesa të rrënuara dhe makina e kamionë pothuajse të zhytur në ujërat e stuhisë.

Numri i të vdekurve të Irma-s ka arritur në 11, një shifër që pritet të rritet pasi erërat e saj ndëshkuese goditën Hispaniola dhe ishujt Turks dhe Caicos dhe po i afrohen një “mësymje” potencialisht shkatërrimtare në Kubë, Bahamas dhe Florida.

“Eshtë sikur dikush me një korrëse bari, ka ardhur nga qielli dhe po u hyn ishujve”, tha marilou Rohan, një pushuese europiane që ndodhej në pjesën holandeze të një prej ishujve, që Holanda e ndan me Francën. “Shtëpi të shkatërruara. Disa të rrafshuara. Jam me fat që ndodhem në një vendstrehim. Por na u desh të gozhdojmë dyert. Erërat ishin të frikshme”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button