Bota

Skenari/ “Lufta e Tretë Botërore” ku do ta sulmojë Rusia-NATO-n

Forcat e ushtrisë ruse po përgatiten për “sulmin e hapjes” të një lufte të shkurtër dhe që duket se do jetë vendimtare kundër NATO-s. Kështu pretendohet në një raport tronditës siguruar nga “DailyStar”.

Mijëra ushtarë, së bashku me tanket, avionët dhe raketat, janë në gatishmëri në kufirin perëndimor të Rusisë me Evropën, mes tensioneve të larta që ndodhet prej kohësh me Perëndimin.

Rusia pretendohet se po i pozicionon ushtritë e saj në mënyrë që të sigurojë një fitore të shpejtë dhe vendimtare mbi NATO, nëse lufta nis. Frika e luftës tani është tek të dyja palët, ku secili fajëson tjetrin për dështimin e marrëdhënieve, siç është rasti i Britanisë dhe lufta e fjalëve të Rusisë mbi helmimin e ish agjentit rus Sergei Skripal.

Ekspertët e mbrojtjes në Këshillin Atlantik, shkruan “DailyStar”, tani kanë paraqitur “kërcënimin e mundshëm” nga Rusia në skaj të Evropës. Mësohet se frika ekziston që forcat perëndimore të stacionuara në Evropë aktualisht nuk e kanë fuqinë “e zjarrit” të nevojshme për të mundur Rusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close