Bota

Snowdeni akuzon Britaninë e Madhe: Për shumë vite spiunoi Buenos Airesin

Screen Shot 2015-04-03 at 22.14.59

Për vite me radhë, Britania e Madhe ka spiunuar Argjentinën, si masë për ndonjë sulm të mundshëm për kontrollin e ishujve Falkland, të kontestuar mes dy vendeve. E kanë zbuluar disa dokumenta që kanë përfunduar në duart e mediave argjentinase dhe të bërë publike nga Eduard Snowdeni. Ish punonjësi i shërbimeve të fshehtë amerikanë, përgjegjës për shpërndarjen e informacioneve mbi programet e mbikëqyrjes së vënë në zbatim nga SHBA, këmbëngul se agjentët e Madhërisë së Saj kanë spiunuar Buenos Airesin nga viti 2006 deri në 2011.

Mes misioneve të shërbimit të fshehtë britanik ka qenë edhe instalimi i viruseve informatikë dhe përhapja e propagandës dhe informacioneve të rremë kundër qeverisë argjentinase.

Lajmi i përhapur nga Snowdeni dhe që dy qeveritë ende nuk e kanë komentuar, del në një ditë jo të rastësishme. 33 vjet më parë, në 2 prill 1982, Argjentina nisi pushtimin e atyre që në Buenos Aires i quajnë Malvinas, duke sjellë shpërthimin e luftës së ishujve Falkland. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button