Nga Josiah Ober
Rreth 2.400 vjet më parë, në vitin 399 P.E.S, Athina e nxorri Sokratin në gjyq. Akuza ishte mëkati ndaj komunitetit, dhe gjyqi u zhvillua në Gjykatën e Popullit. Sokrati, tashmë 70 vjeç, kishte qenë prej kohësh një filozof i shquar dhe një intelektual i njohur publik. Prokurori Meletus, pretendoi se Sokrati kishte thyer ligjin athinas duke dështuar të nderojë perënditë e shtetit, adhuruar perëndi të tjera dhe korruptuar të rinjtë.
Meletus, si prokuror, dhe Sokrati si i pandehur, mbajtën fjalime të përcaktuara në kohë para një jurie të përbërë prej 501 bashkëqytetarësh të tyre. Fjalimi i prokurorit Meletus ka humbur. Dy versione të fjalimit mbrojtës së Sokratit, njëri i regjistruar nga Platoni dhe tjetri nga një dijetari i zgjuar i quajtur Ksenofon, janë të ruajtura. Shumica e anëtarëve të jurisë (rreth 280) votuan për shpalljen fajtor të Sokratit, dhe ai u ekzekutua duke pirë helmin.
Nuk ka asnjë mosmarrëveshje në lidhje me faktet themelore të gjyqit të Sokratit. Është më pak e qartë arsyeja pse athinasit e shpallën Sokratin fajtor, dhe çfarë domethënie ka ajo sot. Njerëzit që besojnë …